Biberaj takohet me kongresmenin Engel: Mbështetje konsolidimit të demokracisë në Shqipëri

anazapta

Nënkryetari i Frymës së Re Demokratike, Aleksandër Biberaj, ndodhet për një vizitë në SHBA. Gjatë qëndrimit atje, Biberaj është takuar me kreun e demokratëve në Komisionin për Politikën e Jashtme të Kongresit, kongresmenin Eliot Engel, një mik i dashur i shqiptarëve. Në njoftimin për shtyp të shpërndarë nga FRD, thuhet se Engel i shprehu Biberajt gatishmërinë për të vazhduar mbështetjen e demokracisë në Shqipëri.

“Biberaj, duke e uruar për pozicionin e ri në krye të demokratëve në Komisionin për Politikën e Jashtme të Kongresit, e njohu kongresmenin Engel me zhvillimet politike në Shqipëri si dhe me zhvillimet e fundit në rajon lidhur me çështjen shqiptare.

Engel e falënderoi Biberajn për ekspozenë interesante lidhur me situatën politike në Shqipëri si dhe shprehu gatishmërinë e tij për të vazhduar misionin e tij për konsolidimin e demokracisë në Shqipëri dhe mbrojtjen e çështjes së shqiptarëve në rajon”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga FRD.

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *