12 mijë libra në Bibliotekën Kombëtare kanë ngelur të dëmtuar nga përmbytja e një jave më parë dhe si pasojë, punonjëset e këtij institucioni po i thajnë ato me tharëse flokësh.
Kundër këtij fenomeni gati qesharak janë ngritur të protestojnë këtë të shtunë përpara Bibliotekës Kombëtare aktivistë nga shoqëria civile.
Ata fajësojnë Drejtoreshën e Bibliotekës, të cilës për formë ironie i kishin vendosur një tharëse flokësh mbi fotografi.
“Kjo është një vepër e pastër penale dhe çka është më e tmerrshmja, heshtja e këtij shteti përballë vrasjes më të egër që mund t’i bëhet kombit shqiptar tek dija”, u shpreh aktivistja Brizida Gjikondi për Top Channel.
Aktivistët kërkojnë gjetjen e fajtorit, si dhe lëvizjen e Prokurorisë së Përgjithshme.
“I bëj thirrje Prokurores së Përgjithshme të bëjë detyrën e saj, mos të ketë interesat e saj të vogla vetëm për të kaluar Vettingun dhe të lërë një krim kaq të madh për kombin shqiptar të pahetuar e të pandëshkuar”, tha aktivistja Gjikondi.
s.a/dita

E shikoni shoke suksesin e radhes se bandes Fusha-Veliaj-Rama? Fajtori dihet dhe eshte i njejti qe po rremben token e thiatros me ndihmen e Dhjeliajt e Kriepsikos. BE ka kerkuar lufte ndaj korrupsionit. Kurse ketu korrupsioni eshte ulur kembekryq. Ja rasyeja pse Shqiperise nuk i hapen negociatat as sot as mot.
Shoqja drejtoresh e Bibliotekes eshte pjese e bordit te Sorosit ndaj nuk ia ndjen.
Dergojani foto e turpshme te librave te squllet jurise qe vleresoi sheshin e trios Kriepsiko-Dhjeliajt-Fusha. Kushedi mbase i japin edhe ndonje cmim tjeter.