Biden: Amerika do të ndërpresë marrëdhëniet tregtare me Rusinë

Amelda Amelda

Presidenti i SHBA, Joe Biden, ka njoftuar se Amerika do të ndërpresë statusin e “marrëdhënieve normale të përhershme tregtare” me Rusinë.

Gjatë një konference për shtyp, Biden tha se SHBA së bashku me aleatët e tjerë të NATO-s, G7, Kanadanë, Francën, Gjermaninë, Italinë, Japoninë, Mbretërinë e Bashkuar, si dhe Bashkimin Evropian, “do të shpallin hapa të rinj për të vënë pas murit Putinin, për ta dënuar për hyrjen e ushtrisë ruse në Ukrainë”.

Sot konflikti Rusi-Ukrainë ka hyrë në ditën e 16-të të luftimeve, ndërsa bota vazhdon përpjekjet e saj për të zgjidhur krizën në Ukrainë

Këshilli i BE-së vazhdoi diskutimet këtë mëngjes në Versajë për Ukrainën, ndërsa nënpresidentja e SHBA Kamala Harris vazhdon turneun e saj në Evropë dhe niset për në Rumani.

a.m/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *