Biden do të takohet me Putin në një samit në Zvicër më 16 qershor

Ornela

Presidenti i SHBA, Joe Biden do të takojë Presidentin Rus, Vladimir Putin në Gjenevë, Zvicër në një samit që do të mbahet më 16 qershor.

Njoftimi u dha nga Shtëpia e Bardhë, ku u tha se Biden dhe homologu i tij rus do të zhvillojnë bisedime pas takimit të nivelit të lartë të G7 në Mbretërinë e Bashkuar.

“Presidenti Biden do të takohet me Presidentin Putin në Gjenevë, Zvicër më 16 qershor 2021. Liderët di të diskutojnë për gamën e plotë të çështjeve të ngutshme”, thuhet në njoftimin e shkurtër të Shtëpisë së Bardhë, sipas “Daily Mail”.

Megjithatë nuk bëhen me dije të tjera detaje për të cilat prite të diskutojnë dy udhëheqësit. Administrata e Biden e ka përshkruar samitin si një mundësi për të provuar normalizimin e marrëdhënieve me Rusinë.

Ndër çështjet për të cilat do të diskutohet mes tyre flitet të jenë qëndrimi i Rusisë ndaj Ukrainës pas pushtimit të Krimesë në 2014 dhe burgosjen e liderit të opozitës ruse, Alexei Navalny.

Ky takim vjen gati 3 muaj pasi Biden e quajti Putin “vrasës” në një intervistë televizive. Biden tha në deklaratën e tij se Rusia do të paguajë një çmim të lartë për tentativën e ndërhyrjes në zgjedhjet amerikane të vitit 2020.

Në përgjigjen e tij, Putin reagoi me ironi, duke thënë se i uron Biden shëndet.

o.j/dita

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *