Problemi mes Joe Biden dhe Recep Tayyip Erdogan ka lindur javën e kaluar kur Joe Biden i gjendur në Universitetin e Harvardit, ka folur për Turqinë, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe aleatët e Lindjes së Mesme si dhe për kërcënimin e bërë nga të ashtuquajturit grupi terrorist i Shteti Islamik. Biden tha për të pranishmit se militantët e grupit islamikë u forcuan pa dashje nga veprimet që aleatët ndërmorën për të ndihmuar grupet opozitare që donin të luftonin kundër Presidentit sirian Bashar al-Assad.
“Ata dhanë qindra milionë dollarë dhe mijëra ton armë të gjithëve atyre që do të luftonin kundër Assadit. Por njerëzit që ishin duke furnizuar ishin al-Nusra dhe al-Kaida si dhe elementët ekstremistë të xhihadit që vijnë nga vende të tjera të botës”, tha Biden para studentëve. “Nuk mund të bindim kolegët tanë që të ndalin furnizimin e tyre”, tha ai.
Për rolin e Turqisë, Biden tha se, “Presidenti Recep Tayyip Erdogan, miku im i vjetër, më tha: “ti ke të drejtë, ne lejuam shumë njerëz, duke përfshirë edhe luftëtarë të huaj, që të kalonin përmes nesh””. Kërkesa për ndjesë vjen disa orë pasi Erdogan shprehu inatin për komentet e bëra para reporterëve në Stamboll duke thënë, “Nëse Biden ka thënë një gjë të tillë, ai duhet të kërkojë falje”. “Luftëtarët e huaj asnjëherë nuk kanë hyrë në Siri nga vendi ynë. Mund të vijnë në vendin tonë si turistë dhe të kalojnë në Siri, por askush nuk mund të thotë se ata e kalojnë kufirin me armë në duar”, ka thënë Erdogan. Ai ka thënë se Turqia ka penguar 6,000 xhihadistë të dyshuar që të hyjnë në Turqi dhe kanë deportuar mbi 1,000 të tjerë.
Ministri i jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe gjithashtu goditi Biden përmes një deklarate të formuluar ashpër, duke shprehur habinë e tij në vërejtjet e zëvendës/Presidentit. “Ishin larg të vërtetës, sidomos ato në lidhje me rolin e EBA-s në përballjen ndaj ekstremizmit dhe terrorizimin”, tha Ministri për Punët e Jashtme Dr. Anwar Mohammed Gargash. Nga ana tjetër Shtëpia e Bardhë nuk ka vonuar të japë deklaratën e saj. “Zëvendës/ Presidenti ka kërkuar falje për çdo implikim se Turqia, apo aleatët tjerë dhe partnerët në rajon kanë furnizuar qëllimshëm, apo kanë lehtësuar rritjen e SI apo ekstremistëve të tjerë të dhunshëm në Siri”, thuhet në deklaratë. “Gjatë bisedës telefonike Biden dhe Erdogan riafirmuan angazhimin e dy vendeve për të luftuar grupin terrorist.
Zëvendës/Presidenti i bërë të qartë se Shtetet e Bashkuara i kanë në konsideratë angazhimet dhe sakrificat e bëra nga aleatët dhe partnerët nga e gjithë bota për të luftuar plagën e SI, duke përfshirë edhe Turqinë”, thuhet më tej. Këtë javë, parlamenti turk ka aprovuar mocionin që i jep qeverisë pushtetin për operacione ushtarake përgjatë kufirit me Sirinë dhe Irakun dhe ka lejuar që ushtarët e huajë të përdorin territorin e Turqisë.

Hallall abi !!! Vetem ty mund te te kerkoje falje ky instrument i sionisteve, se te ishte per te tjeret as do e kishte vrare mendjen fare!
-Erdogani eshte politikan me permasa gjigande ,keshtu qe Xhoe Biden ka respektuar veten me kete xhest.
Erdogan esht nji nji politikan medioker fetar
do ja shofi hajrin turqia ktijt mas disa vitesh njisoj ja pa irani politikanve fetar qe e udheheqin prej vitesh