Biden letër Vuçiçit: Siç e dini, dialogu me Kosovën duhet të përfundojë me njohje reciproke

Ornela

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i ka dërguar letër kreut të Serbisë, Aleksander Vuçiç, me rastin e ditës së shtetit të Serbisë.

Në letrën e publikuar nga presidenca e Serbisë, Joe Biden i kujton Vuçiçit se rruga evropiane e Serbisë varet nga progresi drejt normalizimit të plotë të raporteve me Republikën e Kosovës, raporte të cilat Biden e përsëritë se duhet të bazohen në njohje reciproke, shkruan Gazeta Express.

Biden i ka thënë Vuçiçit se Bashkimi Evropian nuk është i plotë pa Serbinë dhe të gjithë fqinjët e saj.

“Aspiratat e Serbisë drejt BE-së gjithashtu varen nga progresi drejt normalizimi të plotë të raporteve në mes të Beogradit dhe Prishtinës, të cilat, siç edhe ju e dini, duhet të bazohen në njohje reciproke. SHBA-ja qëndron e gatshme që t’iu mbështes për të punuar në mirëbesim për të arritur një synim të tillë. Familja evropiane nuk është e plotë pa Serbinë dhe pa të gjithë fqinjët e saj”, ka shkruar Biden në letrën e tij.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment
  • E shikoni o myslimane dhe Katolike “Skiptare” se cfare nenkupton Biden per Njohje Reciproke?
    E shikoni perse e ndau Epirin ne Arnaute dhe Greke Angloamerikanet?
    Pini lengun Arnautise.
    Ikni nga syte kembet.
    Lutuninper ndonje Lloto Amerikane o “Patriote”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *