Biden mbërrin në Europë, dy samitet që do të mbahen dhe takimi me Papa Françeskun

J L

Presidenti i SHBA Joe Biden ka mbërritur në Evropë për dy samite ndërkombëtare, duke e lënë në harresë axhendën e tij të brendshme prej 2.75 trilion dollarësh në ëashington.

BBC shkruan se Biden po shpresonte që të trumbetonte një paketë mjedisore në samitin global të klimës të javës së ardhshme që do të mbahet në Angli.

Por kolegët e tij demokratë braktisën planet për një votim të enjten, duke e lënë të gjithë platformën e tij në ajër.

Ai mbërriti në Romë herët të premten për një samit të G20 ku në axhendë janë diskutimet për një taksë minimale globale.

Presidenti i dytë katolik i Amerikës do të takohet gjithashtu me Papa Françeskun në Vatikan të premten.

Ndërsa pas takimeve në Itali, ai do të shkojë në Skoci të dielën në mbrëmje për konferencën e Kombeve të Bashkuara mbi klimën, COP26, në Glasgow.

Biden do të kërkojë të projektojë mesazhin se SHBA-ja është kthyer në luftën kundër ngrohjes globale pasi paraardhësi i tij, Donald Trump, u tërhoq nga marrëveshja e Parisit për klimën.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *