Zëvendëspresidenti i SHBA-ve, Joe Biden tha sot se ai dhe familja e tij i janë mirënjohës Kosovës për nderimin e djalit të tij. Ai ka zbuluar se djali i tij i ndjerë, Beau ishte i dashuruar me Kosovën ashtu siç ishte dashuruar edhe vet ai më pas.
“Beau ishte shumë i kujdesshëm dhe kur erdhi këtu u dashurua me këtë vend, ashtu siç u dashurova edhe unë. Më kujtohet kur u ktheva në shtëpi dhe i pata treguar Jillit se çfarë vendi i mirë ishte këtu”, ka thënë Biden, duke shtuar, “Në emër të familjes time, ju jemi mirënjohës dhe jemi shumë të prekur me këtë gjest.
E kam vizituar shumë herë këtë rajon kur kam qenë senator. Vizita ime e parë ka qenë në mesin e viteve ’70. E dyta si zëvendëspresident. Këto vizita janë bërë sepse kam besuar shumë në prosperitetin e këtij vendi”, ka thënë Biden.

PER CFARE ESHTE MIRNJOHES BIDENI NUK KA BIR NONE ME E KUPTUE ME KETE QI TAJ KE SHKRUE!PROBLEMI I DYTE ASHT KUR KA KEN BIDENI ZEVENDES PRESIDENT NE KOSOVE DHE E TRETA E PRA KERKOHET EDHE REFORME NE DREJTESIPASKETAJ KU NE KETE VEND SE MERR VESH I PARI TE DYTIN .PER REDAKSIN “DITA”KU ME SIGURI THANO,KOCIKU ETJ ME SIGURI DO JENE ME LEJE E E KANE LENE GAZETEN NE DORE TE GAZETARUCEVE QE U KA BA PESHQESH REGJIMI SALINIAN OSE E THANE MA SHKOQUN PER ATA QE NUK E KUPTOJE REGJIMI I BURRIT TE SHTJETIT!