Shtetet e Bashkuara kryen sulme ajrore në Sirinë lindore, duke shënjestruar objektet e përdorura nga milicitë pro-iraniane, në kufi me Irakun, bëri të ditur Pentagoni.
Departamenti amerikan i Mbrojtjes tha se operacioni u zhvillua në përgjigje të sulmeve me raketa, që u kryen në fillim të këtij muaji në një bazë irakiane, që strehonte trupat e SHBA-së dhe të koalicionit.
Pentagoni e cilësoi aksionin si një “përgjigje proporcionale ushtarake”, që u mor “së bashku me masat diplomatike”, përfshirë konsultimin me partnerët e koalicionit.
“Operacioni dërgon një mesazh të qartë: presidenti Joe Biden do të veprojë për të mbrojtur personelin amerikan dhe të koalicionit”, tha Pentagoni.
Sipas deklaratës, sulmet goditën “objekte të shumta” në një pikë kontrolli në kufirin Siri-Irak, që përdorej nga disa grupe të milicive të mbështetura nga Irani, përfshirë grupet irakiane shiite Kaitib Hizballah dhe Kaitib Sayyid al-Shuhada.
Pentagoni nuk tha nëse grupet e milicive pësuan viktima ose cilat objekte u goditën.
Por, Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut, grup që monitoron luftën në Siri, tha se 17 anëtarë të Njësive të Mobilizimit Popullor, të lidhura me shtetin e Irakut, u vranë, pasi sulmet goditën tre kamionë të ngarkuar me municione.
Njësitë e Mobilizimit Popullor janë një forcë paraushtarake, e përbërë nga disa grupe të milicive kryesisht shiite irakiane.
Republikani i lartë në Komitetin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Michael McCaul, tha se sulmet ishin veprimi i duhur.
“Përgjigjet si kjo janë parandaluese dhe i kujtojnë Iranit, përfaqësuesve të tij dhe kundërshtarëve tanë në të gjithë botën, se sulmet ndaj interesave të SHBA-së nuk do të tolerohen”, tha McCaul.
Sulmet u bënë dhjetë ditë pas tre sulmeve me raketa, që goditën një bazë ushtarake në Aeroportin Ndërkombëtar të Irbilit, në rajonin gjysmë-autonom të Irakut, Kurdistan. Një kontraktor civil u vra në këto sulme, ndërsa një ushtar amerikan dhe pesë kontraktorë të tjerë u plagosën.
Ditë më vonë, një sulm tjetër me raketa goditi një bazë të forcave amerikane në veri të Bagdadit, duke plagosur së paku një kontraktor. Në fillim të kësaj jave, një tjetër breshëri raketash shënjestroi Ambasadën amerikane në Bagdad.
Një grup militant shiit, që e quan veten Garda e Brigadës së Gjakut, mori përgjegjësinë për sulmin në Irbil.
Nën ish-presidentin Donald Trump, Shtetet e Bashkuara kanë fajësuar milicitë irakiane, të mbështetura nga Irani, për sulme të vazhdueshme me raketa në bazat e ushtarëve amerikanë, si dhe në Ambasadën e SHBA-së në Zonën e Gjelbër të Bagdadit.
Tensionet midis Uashingtonit dhe Teheranit janë përshkallëzuar pasi Trump, në janar të vitit të kaluar, ka urdhëruar një sulm me dron në Bagdad, në të cilin ka mbetur i vrarë gjenerali i lartë i Iranit, Qasem Soleimani, si dhe udhëheqësi i grupit Kaitib Hizballah, Abu Mahdi al-Muhandis.
Vdekja e dy komandantëve ka bërë që grupet e milicive irakiane dhe partitë politike aleate, të bëjnë thirrje për dëbimin e forcave amerikane nga Iraku. / REL
j.l./ dita

Per kete i vodhi zgjedhjet,
per te rinisur luften,
koken do te hane zullumqaret.
Ik o Ben futi nje teke….
Nje korigjim “i vogel”.
Lajmet nga Uashingtoni nuk thone se ata qe u vrane ishin iraniane (ata ishin irakiane e siriane), por “proxy”, qe dote thote jo iraniane qe mbeshtetn nga Irani.
Akoma kane ngecur me idene “kane vjedhur zgjedhjet”!
Politika si vazhdim i perrallave !
Ne milion votues
Viti Dem Rep Totali
2008 70 60 130
2012 66 60 126
2016 66 63 129
2020 81 74 155.
Nuk mbeti me qen e mace pa votuar per bidene.
Ne milion votues
Viti Dem Rep Totali
2008 70 60 130
2012 66 60 126
2016 66 63 129
2020 81 74 155.
Nuk mbeti me qen e mace pa votuar per bidene.
Krimet e imperializmit amerikan nuk kane fund.
asgje e çudiçme; teori e “sovranitetit te kufizuar” e brezhnjevit . veçse me sens te kundert . brezhnjevi ne prage, kerkonte te mbronte komunizmin (dhe mire bente) ndersa ky i majti “demokrat”, bene ate qe duhej te bente trampi si imperialist i djathte dhe eshte kryekeput budallallek (dhe krim) . ps. bote…trapi .
Mire se erdhet ne luften e pare per kete vit…
Pershendes Imperializmin amerikan,se me e marre fuqine hezbullahet dhe celulat komuniste te enver hoxhes,,eshte terrori i llumit te proletariatit.Njesoj jane.
Xhaxha Sami,,bomben atomike,,ajo ben pune me llumin e fanatikeve islamike dhe bolshevike.Nlesoj jane.
Bjeru kafsheve!
demo; ti je kafshe, qe rron me djersen e proletariatit por si kafshe qe je trurin te vogel e …ke . dhe, s’i kupton dot parimet e humanitetit, se perpos kafshe, je dhe hezbullah dmth, kafshe e ..dhuneshme .