Biden zotohet se do të ndihmojë për rindërtimin e Gazës

Ornela

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden tha se “lutet” që armëpushimi ndërmjet Izraelit dhe Hamasit të respektohet dhe se zgjidhja me dy shtete është përgjigja e vetme për të zgjidhur konfliktin vdekjeprurës.

“Lutem që armëpushimi të respektohet. Unë do ta mbaj për fjale Bini Netanyahun. Ai asnjëherë nuk e ka shkelur fjalën që ma ka dhënë”, tha Biden më 21 Maj, duke iu referuar kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Duke folur në një konferencë për media nga Shtëpia e Bardhë, Biden po ashtu u zotua se së bashku me shtete të tjera do të krijojnë një pako të madhe financiare për të ndihmuar në rindërtimin e Rripit të Gazës.

Binden tha se ndihma për Gazën do të koordinohet me Autoritetin Palestinez që të sigurohen se Hamasi nuk do të përdorë asnjë fond për të blerë furnizime ushtarake.

Autoriteti Palestinez, që mbështetet nga Perëndimi, e që udhëhiqet nga Mahmud Abbas është organizatë rivale e Hamasit, që kontrollon Gazën.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price tha se Sekretari i Shtetit, Antony Blinken ka biseduar me Abbasin, ku i ka “nënvizuar përkushtimin e SHBA-së” për të punuar me Autoritetin Palestinez dhe Kombet e Bashkuara që të “ofrojnë ndihmë humanitare dhe për të mbështetur ndihmën ndërkombëtare për Gazën dhe përpjekjet për rindërtimin e Gazës”.

Ekspertët thonë se do të duhen vite dhe dhjetëra-miliona dollarë për të sanuar dëmet në Gaza. Duke bërë thirrje për zgjidhje me dy shtete, Biden ripërsëriti mbështetjen e Uashingtonit për Izraelin dhe tha se edhe shtetet e tjera në rajon duhet të njohin të drejtën e këtij shteti për të ekzistuar.

“Le të jemi të qartë: Derisa rajoni thotë se do ta pranojnë pa asnjë mëdyshje të drejtën e Izraelit për të ekzistuar si një shtet i pavarur dhe hebre, nuk do të ketë paqe”, u tha Biden gazetarëve.

Më 21 Maj, Irazeli dhe Hamasi u pajtuan që të ndalojnë të gjitha luftimet, duke i dhënë fund 11 ditëve të konfliktit, ku Izraeli kreu sulme ajrore njësojë sikurse edhe palestinezët. Nga konflikti mbetën të vrarë 232 persona në Gaza dhe 12 persona në Izrael. Rreth 2,000 të tjerë u plagosën

o.j/dita

Share This Article
7 Comments
  • Po perse duhet te rindertoje Amerika Gazen ,kur krimet i ka kryer Izraeli?Izraeli duhet te paguaje demet sepse eshte agresori,qe nuk do nji shtetPalestinez,megjithse vet eshte vendosur ne territor Palestinez!Dhe kulmi i agresivitetit te tij,eshte edhe vendosja e Ambasades Izraelite neJeruzalem.i cili eshte pranuar nga bashkesia nderkombetare qe nuk duhet te preket! Amerika , pasi e nxiti konfliktin,duke pranuar qe Jeruzalemi te jete “Kryeqytet”i Izralit ,tashti urdheron edhe”armepushimin” midis Izraelit dhe Palestines dhe “shpirtmadhesia “e saj shkon edhe me tej duke marre persiper rindertimin e Gazes te shkaterruar nga agresori”Izrael”

  • Po perse duhet te rindertoje Amerika Gazen ,kur krimet i ka kryer Izraeli?Izraeli duhet te paguaje demet sepse eshte agresori,qe nuk do nji shtetPalestinez,megjithse vet eshte vendosur ne territor Palestinez!Dhe kulmi i agresivitetit te tij,eshte edhe vendosja e Ambasades Izraelite neJeruzalem.i cili eshte pranuar nga bashkesia nderkombetare qe nuk duhet te preket! Amerika , pasi e nxiti konfliktin,duke pranuar qe Jeruzalemi te jete “Kryeqytet”i Izralit ,tashti urdheron edhe”armepushimin” midis Izraelit dhe Palestines dhe “shpirtmadhesia “e saj shkon edhe me tej duke marre persiper rindertimin e Gazes te shkaterruar nga agresori”Izrael”

    • Hebrejte aktualisht jetojne ne trojet e te pareve te tyre, ishin perzene nga ato troje gati 2600 vjet me pare dhe jane per tu admiruar qe, edhe pse kane kaluar mijra vjet, ata perseri e kane ruajtur identitetin, gjuhen, fene dhe zakonet e tyre. Jane disa popuj, shtete dhe organizata qe ne statutet e tyre nuk e njohin ekzistencen e shtetit te hebrejve, nje prej tyre eshte edhe Hamas. Izraeli asnjehere nuk ka filluar luften, i eshte vetem pergjigjur sulmeve te arabeve ne pergjithesi dhe ne disa raste ka edhe kun dersulmuar duke pushtuar zone nga ku sulmohej dhe me pas ato zona i ka perdorur si zona kushinete per sigurine e qytetareve e shtetit te vet. Fjala agresor, ai qe sulmon dike tjeter papritur, nuk do te thote ai qe mbrohet e i thyen hundet atij qe sulmon!

  • ka gjetur Bideja veglen per regjimin qe do Izraeli ne Gaza, me sebepin se Hamasi qenka terrorist

    pthuu!!!! Bideja po te kish ndershmeri sado pak kish nderhyr me ushtri kundra Izraelit e Netanjahut, ne mbrojtje te se drejtes se palestinezeve mbyllur ne kamp perqendrimi te cilin per ta kamufluar e quajne shtet i palestines.

    https://www.youtube.com/watch?v=j5piYB6TgsQ

  • TË ILUMINUARIT

    Këta amerikanët janë të paparë. Japin urdhër për luftra në botë dhe pastaj thonë do ndihmojmë për rindërtim, bëjnë edhe si bamirës. Në fakt, këta bëjnë çorap botën dhe përfitojnë, diku naftën, diku vënë nën udut politikën e ndonjë shteti të caktuar, diku bëjnë korrupsione që normalisht nuk i bëjmë dot në Amerikë. Dhe i hiqen botës si deus ex machina, si ekspotuesit më të mëdhenj të demokracisë. Një lesh mender! Këta dinë vetëm të hapin luftra dhe të mbështesin diktatorë, dhe kur diktatorët nuk iu duhen më, ose i vrasin, ose i nxjerrin “non grata”, dhe pastaj vazhdojnë mbështesin diktatorin apo autokratin e radhës duke e quajtur “”BURRË SHTETI””! Iu duhet të mbështesin diktatorë që iu shërbejnë këtyre, se në vende me demokraci të zhvilluar, ambasadën e SHBA nuk e pjerdh njeri.

  • “Ndihma” per Palestinezet nga Amerika eshte si nje perdhunues i nje Femre se i premton ti qep breket pas cdo akti seksual te dhunshem.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *