Bie me 15% xhiroja e deklaruar e biznesit në tetor

Saimir Lleshi

Xhiro e deklaruar nga biznesi në total në tetor të këtij viti ka zbritur në 42 miliardë lekë, nga 49 miliardë lekë në shtator, duke shënuar një rënie me 15% brenda një muaji. Sipas të dhënave operative të siguruara nga Revista Monitor xhiro e biznesit të madh shënoi uljen më të madhe, gati 17%.

Sipas të dhënave tatimore, xhiro e biznesit të madh, deklaruar në tetor ishte gati 35.7 miliardë lekë. Në të njëjtën kohë, një rritjë të lehtë ka shënuar xhiro e raportuar nga biznesi i vogël. Me 6.43 miliardë lekë që deklaruan gjatë tetorit, xhiro u rrit 2% krahasuar me muajin shtator. Në ulje rezulton edhe xhiro e biznesit të vogël me TVSH. Në një muaj, xhiro zbriti rreth 8%, duke arritur rreth 2.75 miliardë lekë.

Edhe kuponët krah xhiros

Prirja e xhiros së raportuar ndiqet edhe nga kuponat e lëshuar nga biznesi. Sipas të dhënavë jo zyrtare, numri i kuponëve/faturave të lëshuara nga biznesi i madh ishte rreth 220 mijë më pak se muaji shtator (kur lufta ndaj informalitetit kishte tre javë, që po zbatohej pasi filloi me 7 shtator).

Të dhënat operative të tatimeve, tregojnë se biznesi i madh ka lëshuar 15.67 milionë kuponë në tetor, ose 1.5% më pak se një muaj më parë. Edhe biznesi i vogël me TVSH ka shënuar një ulje të numrit të kuponave me rreth 8%, ndërsa në të njëjtën periudhë numri i kuponëve tek biznesi i vogël u rrit gati 3%, duke arritur në gati 16.2 milionë kuponë.

Doni kupona?! Patjetër…

Numri i kuponave në total është me vetëm 0.2% më i ulët në muajin tetor krahasuar me shtatorin, ndërsa niveli i xhiros ra 15%. Kjo shifer e tatimeve tregon se është përforcuar më tej prirja e sipërmarrjeve për të qenë formal vetëm në dukje. Monitor, solli në vëmendje në shtator, gjetjen e biznesit për “t’ua hedhur tatimeve” duke prerë kupona për vlera më të ulëta nga shitja reale. Në shtatorët e tre viteve të fundit, sipas të dhënave tatimore, vlera e një kuponi zbriti nga 3.13 mijë lekë në gati 1.4 mijë lekë një kupon këtë shtator. Por vetëm një muaj më vonë, vlera mesatare e kuponit zbriti në 1.18 mijë lekë.

Tatimpaguesit e mëdhenj, 40% të xhiros

Tatimpaguesit e mëdhenj kanë realizuar rreth 40% të totalit të xhiros këto në dy muajt e fundit të vlerësuar (shtator-tetor). Ndërsa vazhdojnë të kryesojnë Tirana-Durrësi dhe Fieri. Drejtoria e tatimpaguesve të Mëdhenj, Tirana dhe Durrësi realizuan gati 70% të xhiros.

 

xhiro

Share This Article
3 Comments
    • E KE GJE FJALEN PER ATA “KAFSHE” QE KANE KONTRIBUAR ME GJAK E ME MISH PER ECURINE E EKONOMISE TE SHQIPERISE???!!!!

      SIPERMARRESIT E NDERTOJNE NJE VEND, JO OJQ-ISTAT, ARTISTAT DHE GRABITESIT.

  • OPO TE KEMI MIRE ILIR MUTIN DHE EDVIN PIKTORIN, PO NUK DUAM AS BUKE AS DRITA.

    HAHHAHAHAHAHHAHAHAHAHHHAHAHAHHHAHAHHAHAAA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *