Bie çmimi i naftës, prodhuesit botërorë nuk arritën në një marrëveshje

Elton Tafaruci

Çmimi i naftës bruto ra me 7 përqind pas takimit të prodhuesve botërorë në Katar, në të cilin nuk u ra dakord për vendosjen e një tavani të çmimit të naftës bruto.

Arabia Saudite,  eksportuesi më i madh në botë i naftës, tha se ishte gati të mbajë të ngrirë çmimin e brutos vetëm  nëse anëtarët e OPEK-ut do të binin dakord për të njëjtën gjë. Ndërkohë irani, i cili nuk ishte i pranishëm në Katar, vijon të rrisë çmimin pavarësisht sanksioneve kundër tij.

Çmimi i naftës ka rënë ndjeshëm pas takimit të prodhuesve, në të cilin nuk u ra dakord për vendosjen e një tavani të çmimit të naftës bruto.

Çmimi i naftës bruto ra me 7 përqind, por më pas rikuperoi menjeherë duke shënuar një rritje me 4.3 përqind ose 41.23 dollarë për fuçi.

Në takimin e mbajtur në Katar morën pjesë shumë prodhues, përfshirë anëtarë të OPEK-ut, por Irani nuk ishte i pranishëm.

Arabia Saudite,  eksportuesi më i madh në botë i naftës, ishte përgatitur  të mbajë të ngrirë çmimine brutos vetëm nëse anëtarët e OPEK-ut do të binin dakord të mbanin të ngrirë prodhimin e tyre.

Ndërkohë Irani vijon të rrisë çmimin pavarësisht sanksioneve kundër tij.

“Sa kohë ne nuk do të nënshkruajmë dhe sa kohë nuk jemi pjesë e vendimit për të ngrirë çmimin e naftës bruto, ne menduam se nuk ishte e nevojshme dërgimi i një përfaqësie”, u shpreh Qeveria iraniane në një deklaratë.

Pas disa orësh bisedime në Katar, Ministri vendas i Energjisë Mohammed bin Saleh al-Sada deklaroi  se prodhuesit e naftës kanë nevojë për më shumë kohë, duke shtuar se pozicioni i Iranit vjen i respektuar.

Edhe pse takimi nuk ishte organizuar nga OPEK, shumica e anëtarëvë të tij ishin prezentë.

OPEC ka hezituar të japë një përgjigje për rënien e çmimit të naftës, i cili është sërish më pak se gjysma e çmimit maksimal prej 115 dollarë për fuçi të shënuar në qershor të 2014.

Javët e fundit çmimi i naftës është rritur edhe si pasojë e spekulimeve se disa prej eksportuesve më të mëdhenj do të kufizojnë eksportin.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *