Rrjeti social, Facebook ndaloi së funksionuari për disa minuta për shumë shtete të botës, përfshirë Shqipërinë.
Përdoruesit kishin probleme dhe nuk arrinin të shikonin asgjë. Shumë prej tyre shkruajtën në Twitter se kjo gjë nuk kishte ndodhur kurrë më parë.
Ata krijuan edhe një kaos të shoqëruar me hashtagun #FacebookDown, në mënyrë që të largoheshin nga ky rrjet.
Nuk dihet arsyeja përse nuk funksionoi, ndërsa tani aplikacioni vazhdon të jetë si më parë.

