Bie makina në lum, vdes gardiani

editor

 FIER – Një automjet tip “Audi” ka përfunduar në lumin Gjanicë, ndërsa një person ka humbur jetën gjatë ditës së djeshme. Mësohet se kthesa e fortë, shpejtësia e madhe, bënë që automjeti, të përfundojë fluturimthi 100 metra poshtë në greminë në lumin Gjanica. Për pasojë një person humbi jetën kurse dy të tjerë u plagosën, por janë jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Fier- Ballsh, në kthesën e Visokës.

Sipas informacionit të policisë rrugore lokale, viktima është një punonjës i policisë në burgun e Rrogozhinës, 48-vjeçari Shpëtim Haruni, kurse të dëmtuarit janë drejtuesi i mjetit, Fiqir Lamaj, dhe pasagjeri tjetër, Xhevair Rabija. Automjeti udhëtonte nga Ballshi në Fier, dhe sipas ekspertëve dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë me të cilën udhëtonte në kohën kur është futur në një kthesë të fortë, siç është ajo e Visokës.  Megjithatë, ekspertët rrugorë po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti me pasojë vdekjen e një personi.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *