Bie makina nga 200m lartësi në lumin Shkumbin

Bora Basholli

Një aksident rrugor është shënuar këtë pasdite  në aksin Elbasan-Librazhd.

Një furgon mallrash ka rënë nga 200 metra lartësi duke përfunduar në lumin Shkumbin.

Adrian Gjura, banor i zonës bën me dije për Oranews  mjeti ka mbi 20 minuta në ujë, ndërsa nuk dihet nëse ka të lënduar apo viktima.

Policia dhe ambulanca mësohet se janë nisur drejt vendit të ngjarjes.

 

b.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *