Bie në pishinë/ Ndërroi jetë pas 6 ditësh 4 vjeçarja shqiptare

Edona Llukacaj

Një 4 vjeçare me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë në Itali ditën e sotme, pasi humbi betejën 6 ditore me vdekjen në spital.

Të dielën e kaluar, 4 vjeçarja rrezikoi mbytjen në pishinë, teksa ishte për pushime në një qendër turistike.

Gjendja e saj ishte që nga fillimi shumë kritike, por pas një masazhi të zgjatur kardiak, mbi tridhjetë minuta përpjekjesh, shpëtuesit arritën ta bënin zemrën e saj të rrihte sërish.

Ajo u transportua menjëherë në një spital në Ancona, por dëmtimi i trurit ishte shumë serioz.

Si pasojë, natën e kaluar ajo ka ndërruar jetë, raporton Dita, duke iu referuar mediave italiane.

e.ll./dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *