Vetëm pasi ka nxjerrë familjen jashtë Shqipërisë, duke e fshehur nga frika e një hakmarrjeje të mundshme, Andon (Erjon) Mëhillaj, i ka telefonuar mesditën e së mërkurës avokatit të tij, ku i ka kërkuar të negociojë për vetëdorëzimin. Pas disa orësh bisedimesh me një drejtues të lartë të policisë Vlorë dhe aktit të vetëdorëzimit të firmosur në bashkëpunim edhe me prokurorinë, rreth orës 09:30 të mëngjesit të djeshëm, i shoqëruar nga një miku i tij, 43-vjeçari ka hyrë në Prokurorinë e Vlorës. Për arsye që ende nuk dihen, Mëhillaj nuk preferoi të dorëzohej në komisariat, duke ndjekur një praktikë tjetër, që ndoshta e ka konsultuar edhe me avokatin. Prej aty, në masa të rrepta sigurie, i dyshuari si porositës dhe ndërmjetës i të paktën 5 atentateve me armë dhe bomba të telekomanduara, është përcjellë për në drejtorinë e Policisë Vlorë. I pranishëm në këto procedura, edhe avokati i tij Edmond Demaj, i cili do shoqëronte vetëdorëzimin me një deklaratë publike, sipas të cilës, mbi Mëhillajn ishin hedhur shumë akuza në media që nuk qëndronin, porse prokuroria nuk kishte asnjë akt-akuzë ndaj klientit të tij. Dhe sipas avokatit, Andoni ka qëndruar në Vlorë, nuk ishte arratisur, por ka rregulluar disa punë të tijat dhe siguruar familjen. Pasditen e djeshme, po në një operacion sekret, 43-vjeçari është sjellë në një operacion sekret në policinë e Tiranës, për llogari të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Negociatat sekrete
Sipas avokatit Edmond Demaj, Andoni nuk ishte larguar asnjë ditë nga Shqipëria. Por ka qenë i fshehur në Vlorë, pa treguar vendin se ku dhe ka ndjekur të gjitha zhvillimet. Prej aty ka siguruar familjen e tij, gruan dhe fëmijët, duke i dërguar jashtë vendit. Edhe vendi se ku janë çuar mbahet sekret. Dhe bindjen se Andon Mëhillaj ishte në Vlorë, avokati e sqaron duke treguar se fliste herë pas here me klientin e tij në telefon. “Flisja shpesh në telefon. Nuk ka qenë jashtë vendit, por iu desh të rregullonte disa punë të tij dhe të siguronte familjen. Ato që thotë Julian Sinanaj dhe ato që kanë dalë në media nuk janë të vërteta për akuzat ndaj Mëhillajt”, tha Demaj. Dhe mesditën e së martës, Andoni i ka telefonuar, duke i thënë se do vetëdorëzohej për t’u përballur dhe sqaruar gjithçka. “Më tha të negocioja”, thotë avokati. Dhe bisedat mësohet se janë bërë fillimisht me policinë vendore, me drejtues të saj, ku është rënë dakort që Mëhillajt t’i njihej ky vetëdorëzim.
Vetëdorëzimi
Burime nga prokuroria thanë se është përgatitur edhe një procesverbal për vetëdorëzimin e Andon Mëhillajt pas negociatave dypalëshe. Ai ka qenë në kërkim ndërkombëtar prej disa ditësh, pasi Interpol Tirana publikoi fotografitë e kushërinjve, si dy nga më të kërkuarit e drejtësisë. Dhe rreth orës 09:30 u përhap lajmi se Andon Mëhillaj ishte vetëdorëzuar. Jo në Polici, por në Prokurori. Ndoshta kjo edhe referuar deklaratës së mëpasshme të avokatit, se “prokuroria nuk ka ngritur asnjë akuzë ndaj tij”. Por arsyet nuk janë sqaruar ende plotësisht. Prej aty është njoftuar policia, që ka tërhequr 43-vjeçarin në ambientet e saj. Është pyetur për procedurë dhe iu komunikuan akuzat për “akte terroriste”, ku i dyshuari ka mohuar lidhjet me vrasjet e Julian Sinanaj.
Dëshmia në polici
Policia i ka komunikuar se ai ishte shpallur në kërkim si porositës dhe ndërmjetës në disa vrasje dhe atentate. Por Andon Mëhillaj ka mohuar gjithçka. “E njoh Julian Sinanaj, kam pasur mosmarrëveshje me të dhe më kërcënonte herë pas here. Por nuk kam lidhje me asnjë nga krimet e tij. Jemi konfliktuar që pas vrasjes së Sokol Veizit, por nuk e kam urdhëruar unë. Do ju tregoj të tjerat më vonë”, ka thënë Mëhillaj, duke u mbrojtur edhe nga avokati i tij. Por seanca e pyetjeve nuk është bërë e plotë, pasi kompetenca është e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Mëhillaj është pyetur edhe për kushëririn e tij Genis Mëhillaj, por ka thënë se nuk dinte asgjë se ku ndodhej dhe nuk kishte folur me të, pasi ka qenë i shqetësuar për vete dhe familjen, për akuzat që po i bëheshin me pa të drejtë. Por Mëhillaj ka kërkuar ndihmë nga prokuroria për sigurinë e familjes së tij më tej, pasi ndihen të rrezikuar nga hakmarrja, sidomos pas shpërthimit të 9 shkurtit në banesën e tyre, në lagjen “28 nëntori” në Vlorë.
‘Deportimi’ sekret
Menjëherë nga Tirana janë nisur drejt Vlorës disa makina me targa civile dhe me agjentë specialë. Qëllimi ka qenë “deportimi” i menjëhershëm i Andon Mëhillaj nga Policia e Vlorës në atë të kryeqytetit. Operacioni ka qenë sekret për shkaqe sigurie. Dhe dje në 12:55, në hyrje të drejtorisë së Policisë Tiranë, është shfaqur një fuoristradë, nga e cila agjentët nxorën me shpejtësi Andon Mëhillajn, që për të mos u kapur nga kamerat dhe aparatet, kishte vendosur edhe kokoren e xhupit në kokë.
Vishet me antiplumb
Një tjetër detaj sekret i operacionit ka qenë veshja me antiplumb e Andon Mëhillajt për shkaqe sigurie dhe për shmangie të ndonjë sulmi të papritur hakmarrës. Poshtë xhupit ngjyrë gri i kanë veshur jelekun antiplumb, ndërsa gjatë rrugës nuk ka pasur asnjë incident në rreth një orë e gjysmë udhëtimi. Edhe në Policinë e Tiranës, Mëhillaj është njohur me akuzat, ku ka përsëritur mohimin e tij dhe u vetëdeklarua i pafajshëm.
Prokuroria dhe Gjykata
Prokuroria e Krimeve të Rënda pritet të zhvillojë një seancë të gjatë pyetjesh me Andon Mëhillajn, për ta përballur me akuzat, faktet, dëshmitë dhe ballafaqimin me të penduarit Sinanaj dhe Gjokona. Gjithashtu do dëshmojnë edhe familjarë të viktimave Veizi dhe Çela. Nëna e Sokol Veizit ka deklaruar publikisht se Mëhillajt e kishin kërcënuar me jetë që të mos fliste, ndërsa kishin konflikt pronash në bregdetin e Orikumit. Brenda dy ditësh pritet që Mëhillaj të dalë edhe në Gjykatën e Krimeve të Rënda për masë sigurie.
Misteri për Genisin
Prokuroria e Krimeve të Rënda thotë se dëshmia e Julian Sinanaj është e provuar në detajet e saj dhe së bashku me Ndriçim Gjokonën kanë statusin e të penduarit. Por tashmë nis përplasja dhe ballafaqimi mes killerit dhe porositësit të vetëdorëzuar. Megjithatë ende në kërkim është edhe Genis Mëhillaj, kushëriri i Andonit. Për të nuk ka asnjë informacion se ku ndodhet. Nuk dihet nëse edhe ai do vetëdorëzohet pas negociatave. Apo do i mbetet e gjithë pesha e akuzave në dëshminë e Sinanaj. Bëhet fjalë për të paktën 5 atentate, dy prej të cilëve me vdekje. Për kapjen e tyre ishin vënë në dispozicion 10 mijë euro shpërblim nga Policia e Shtetit. Prokuroria nuk sqaron nëse Sinanaj ka specifikuar se me cilin nga kushërinjtë ka ndërmjetësuar për porositë në dy vrasje dhe 3 atentate me bomba, si dhe takimin me biznesmenin Ilir Karçini. Të dy kushërinjtë në dosje përmenden si porositës dhe ndërmjetës.
“Veizi, e vetmja përfshirje që Andoni pranon se ka lidhje, por si kontakt dhe jo si urdhërues”
Avokati mbrojtës i Andon Mëhillaj, Edmond Dema, deklaroi se klienti i tij është akuzuar padrejtësisht nga mediat, pasi prokuroria nuk ka ngritur asnjë akuzë ligjore ndaj tij.
“Pas vendosjes së tritolit në banesën e tij, Andoni mori masa për të mbrojtur familjen. Andoni do të përballet me akuzat, të cilat nuk i pranon. Ai nuk pranon se ka porositur ndonjë vrasje dhe nuk ka asnjë të vërtetë në të gjithë këtë histori. Andoni nuk ka lidhje me botën e krimit. Ekziston një lidhje, por do t’i japim detajet gjatë hetimit. E vetmja përfshirje që pranon se ka lidhje, por që nuk është ashtu siç është shkruar në shtyp, është vrasja e Sokol Veizit. Në lidhje me vrasjen e Sokol Veizit, është i vetmi kontakt që ka pasur. Nuk ka pranuar asnjëherë që ka qenë personi që ka urdhëruar vrasjen dhe nuk ka lidhje me asnjë ngjarje të tjera siç është thënë nga shtypi. Kanë pasur një grindje mes tyre rreth dy vite më parë”, tha avokati.
“Ka qenë një vetëdorëzim vullnetar i tij. Është bërë tërësisht në vullnetin e tij të lirë. Është vonuar pak, pasi të rregullonte problemet e veta familjare, ka lënë jashtë gruan dhe dy fëmijë. Mediat kanë ngritur akuza ndaj tij, por nuk ka pasur asnjë akuzë ligjore të ngritur nga ana e prokurorisë. Ai nuk i pranon akuzat, të cilat shtypi i ka drejtuar ndaj tij. Nuk ka pranuar asnjëherë se ka qenë ai personi që ka urdhëruar dhe sidomos nuk ka lidhje me të gjitha ngjarjet e tjera, siç është thënë nga shtypi se ka qenë ndërmjetësi. Andon Mëhillaj realisht është rënduar nga ana e shtypit, është quajtur si sekser, ndërmjetës, ai është baba i dy fëmijëve, ka bërë një jetë të rregullt familjare, nuk ka qenë asnjëherë i dënuar”, deklaroi avokati. Por avokati pohoi se mes Andonit dhe Julianit ka pasur njohje dhe madje ishin armiq, sepse Sinanaj e kërcënonte dhe përndiqte.
“Ka pasur njohje me Sinanaj, por jo të asaj shkalle dhe në atë kohëzgjatje të madhe që ka pretenduar Juljani. Ka pasur një periudhë kohe të gjatë kur ata nuk kanë folur, ka qenë nën kërcënimin e Juljanit për pak kohë. Andoni ka qenë i përndjekur nga ana e Juljanit”, deklaroi avokati, pa dhënë hollësi rreth arsyeve të përplasjeve mes tyre. Gjithashtu ka mohuar që Andoni të ishte arratisur pasi u shpall në kërkim. “Gjatë kësaj kohe, Andoni ka qenë në Vlorë. Këmbëngulja për tu vetëdorëzuar ka qenë e tij. Dorëzimi i tij nuk është nga frika, por vetëdorëzim i ndërgjegjshëm. Nga ana e policisë është ofruar ndihma që për familjen e tij do t’i qëndrojnë afër”, deklaroi avokati.
Arrest me burg Andon Mëhillajt, avokati: Ka probleme mendore
Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë “arrest në burg” për Andon Mëhillajn, i akuzuar si porositësi i vrasësit Julian Sinanaj. Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura, ndërsa avokati mbrojtës i Andon Mëhillajt, Lazer Sokolaj, deklaroi se klienti i tij vuan nga probleme mendore. Ai ka theksuar se Andon Mëhillaj nuk ka lidhje me killerin Julian Sinanaj dhe me akuzat e ngritura nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.
“Andon Mëhillajt iu komunikuan akuzat të cilat ai nuk i ka pranuar. Ai merr mjekim për probleme mendore. Ai është i terrorizuar, është i tronditur dhe do të japë shpjegime në një moment tjetër”, tha avokati.
AVOKATI: JULJAN SINANAJ E KA PËRNDJEKUR DHE KËRCËNUAR KLIENTIN TIM
Avokati mbrojtës i Andon Mëhillaj, Edmond Dema deklaroi se klienti i tij është akuzuar padrejtësisht nga mediat, pasi prokuroria nuk ka ngritur asnjë akuzë ligjore ndaj tij.
“Ka qenë një vetëdorëzim vullnetar i tij. Eshtë bërë tërësisht në vullnetin e tij të lirë. Eshtë vonuar pak pasi të rregullonte problemet e veta familjare, ka lënë jashtë gruan dhe dy fëmijë. Mediat kanë ngritur akuza ndaj tij, por nuk ka patur asnjë akuze ligjore te ngritur nga ana e prokurorisë. Ai nuk i pranon akuzat te cilat shtypi i ka drejtuar ndaj tij. Nuk ka pranuar asnjëherë se ka qenë ai personi qe ka urdhëruar dhe sidomos nuk ka lidhje me të gjitha ngjarjet e tjera siç është thënë nga shtypi se ai ka qenë ndërmjetësi. Andon Mëhillaj realisht është rënduar nga ana e shtypit, është quajtur si sekser, ndërmjetës, ai është baba i dy fëmijëve, ka bërë një jetë të rregullt familjare, nuk ka qenë asnjëherë i dënuar.”- deklaroi avokati.
Sipas avokatit Dema, Andon Mëhillaj ka patur njohje me vrasësin Juljan Sinanaj, madje ky i fundit e ka përndjekur dhe kërcënuar.
“Ka patur njohje me Sinanaj por jo të asaj shkalle dhe në atë kohëzgjatje të madhe që ka pretenduar Juljani. Ka patur një periudhë kohe të gjatë kur ata nuk kanë folur, ka qenë nën kërcënimin e Juljanit për pak kohë. Andoni ka qenë i përndjekur nga ana e Juljanit”- deklaroi avokati.
Avokati ka hedhur poshtë pretendimet se Andon Mëhillaj ka kaluar kufirin shqiptar, pas arrestimit të Juljan Sinanajt, duke siguruar se gjatë kësaj kohe ai ka qëndruar në Vlorë.
“Gjatë kësaj kohe Andoni ka qenë në Vlorë. Këmbëngulja për tu vetëdorëzuar ka qenë e tij. Dorëzimi i tij nuk është nga frika, por vetëdorëzim i ndërgjegjshëm. Nga ana e policisë është ofruar ndihma që për familjen e tij do ti qëndrojnë afër.”- deklaroi avokati.
Akuzat
Andon Mëhillaj së bashku me kushëririn e tij Genis Mëhillaj, i cili është ende në kërkim, akuzohen se janë punëdhënësit e killerit Julian Sinanaj.
Ndaj dy kushërinjve Mëhillaj rëndojnë akuza si ajo e “akteve terroriste” dhe të “financimit të terrorizmit”. Akuza të tjera ndaj tyre vijojnë me “fshehje nga organet e drejtësisë”, “fshehje të fondeve dhe pasurisë që financojnë terrorizmin”, “dhënie informacioni nga persona që ushtrojnë funksione publike”, “prodhim dhe mbajtje të armëve dhe municioneve ushtarake” dhe “trafikim të armëve dhe municionit”.

Emri i kushërinjve Mëhillaj u lakua menjëherë pas arrestimit të vrasësit me pagesë Julian Sinanaj në 25 janar. Ata dyshohen se janë punëdhënësit në shumicën e rasteve për 31-vjeçarin Sinanaj dhe kryesisht e kryenin aktivitetin në qytetin e Vlorës, por jo vetëm.
Ky fakt është pranuar tashmë edhe nga Julian Sinanaj, i cili ka përfituar statusin e të penduarit të drejtësisë shqiptare.
Ai ka rrefyer për grupin hetimor se ka ndërtuar bombën, e cila më pas u vendos në makinën e prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi. Ka vrarë biznesmenin Agron Çela në Vlorë, peshkatarin Sokol Veizaj në Orikum, ka vendosur tritolin në shtëpinë e Ardian Kollozit deputet i PD si dhe do të vriste biznesmenin e gazit Piro Bare,ku në të gjitha këto raste ndërmjetësit kanë qenë kushurinjtë Mëhillaj.

Kriminelet si ky qe i marrin jeten tjetrit per ca leke te qelbura, i ka pjelle materializmi banal shqiptar, i ushqyer nga klasa politike, vecanerisht nga etja e pashembullt per pushtet e nje njeriu qe me vjuen ndot ti permend emrin. Ptuuu!
Sa mori informacionet e Berishes se si te shprehej ne polici dhe te kete kujdes per nxjerrjen e sekretit……keta ishin bandillet e Berishes qe pa ju trembur syri largonte nga kjo jete cilin do sepse keshtu e kerkonte partia.
Vjen nje dite qe dera e hekurt e burgut, eshte me e sigurte se shtepija apo ndonje dhome hoteli. Dhe Mhilli nr. 1 e ka kuptuar kete, megjithese si fillim ka deklaruar se nuk ka asnje lidhje, por si dy te paret edhe ky do te zberthehet.
Ç’është ky titull enverist? Me zor doni ta nxirrni të suksesshme policinë e paaftë shqiptare? Kur dikush vetëdorëzohet nuk bie në prangat e policisë, por i vë vetë prangat e policisë së paaftë në dorë!
O bellazk @ po ca te prish pun ty mo trapi saliut.e rendesishme esht qe u kap .si po te ishte akoma sali krimineli ai do merte jet njerzish akoma o pler o pell
E KE GABIM O PELLAZGU. NUK DOREZOHEJ AI NESE NUK DO I ISHIN PRERE TE GJITHA RRUGET.
PO TE ISHTE NDRYSHE DO ISH DOREZUAR ME PARE.
NUK KA PATUR RRUGE SHPETIMI.
POLICIA E VLORES KA BERE PUNE TE MIRE. BRAVO
Epo kesaj i them “t’a cash topin…”
Po paske ngel akoma ne kohen e pseudonimit tend…baaahh..
O “Pellazg leshi!!
Ne se je kaq i TRASHE sa hiqesh ne keto komente leshi-oreshi me mire ik e futi ndonje dopie sde nuk je per kete pune!!!
A e ke degjuar ate shprehjen se ne kohen e XHAXHIT ENVER ” KRIMINELI NUK KAPEJ ME QERRE,PO FUTEJ VETE NE QERRE”???
Vetedorezohet,me arrestohet nga policia-jane ne kuptime te ndryshme.
Euforia nuk ndihmon njeri,as ne qe lexojme e shkruajme nga nje rresht.
Por une do te thasha se ,ne kemi shume probleme te tjera,se sa te vetedorezuarit apo te arrestuarit.
Le te ndihmojme njeri tjetrin per ndonje pune ,pa me ata ka kush merret,ama ne i paguajme.
Po te lexoni buletinin e prokurimeve,jane miliarda leke qe shkojne per IEVP(burgjet).
Po per pune te tjera,kur do financojme…..!
Pellazgu ja fut kot. Ka te ngjare qe eshte fans i tritolit dhe ky. Po kur nuk kane gisht pse fshihen, pse nuk dorezohet dhe ai Mehillua tjeter apo dhe ai sa te mare udhezimet sesi te mbrohet.
Mbyllja e te gjitha shtigjeve e kanë detyruar te vetedorezohet. Dhe ky vetedorzim eshtë në fakt “arrestim”! Eshtë i tillë sepse veprimi i mehillajt ishte i imponuar nga “loja policore”? Pastaj, akoma nuk i dime te gjitha hollesite e aksionit te kryer, kështuqë bëjmë mirë të mos kapemi te termat. Po sikur mehillaj ti kete vene si kusht policisë që dorëzimi “të quhej vetëdorzim”,përndryshe ai nuk do te dorëzohej? Enigma ka por, kryesorja eshte se ne nuk i dime te gjitha hollesirat e aksionit policor!?
Nuk ka pasur vrime ku te futet prandaj eshte dorzuar .. bravo policis dhe gjith strukturave te shtetit ligjor .. kurse komentues pellazgut e keshilloj ti pije ilagjet rregullish se sot i paska harruar ti pije …
Ky duhet te tregoje patjeter kush jane
POLITIKANET e jesaj kasaphane kjo eshte e rendesishme
se dhe ky puntor eshte por ai qe ka bere kto skenare duhet ti dali koka pik.
Apo erdhi vete?
Merit policia ka vetem se i ka vene prangat mbasi eshte dorzuar,ate mund ta kishte bere edhe nje femij 5 vjec.
Shume dakord jam, dhe nje femije 5 vjec mund ta bente, vetem ish-qeverria nuk mundej…
” Pellazgu ” ka te drejte kur thote se ndryshon vet dorezimi nga arrestimi i policise. Mos u perpiqni kot te llustroni Sajmir Tahirin se e ben vete ai llustren me xhel ne koke si adoleshent.
Eshte vetedorezuar more zoteri gazetare te “Dites”.
ju kujtoni se do dali gje ne drit , ju garantoj se ky edhe po te kete lillje me politiken as dhe nje gje nuk ka per te dale , me sa doli per olldashin qe e gjith klika e saliut dhe e ilirit dhe edushit dolen atje ate nate dhe e varrosen te nesrmen me buj te madhe , pra ky eshte nje rast fatlum per organet e drjtesis , por ne drejtesi jane njerzit e gabuar ne vendin e gabuar dhe sa dhe nje gje nuk ka per tu zbuluar , ata qe e kan pas si bashkpuntore e kan instrutuar se si te veproj dhe te mbyllin gojen se ja mbyllin ata pastaj dhe gjykata e liron per munges faktesh sinanajn e drogojne dhe i fusin nga ato diagnozat se ka probleme mendore , keta qe kan marre pushtetin me 23 qershore ne bashkpunim me ambasadoret jane mburoje e atyre qe e lan gjasme dhe kan si prone dhe fshatin lazarat . shum zhurme dhe as gje si gjith te tjerat rrofte demokracia e ambasadorve ne tirane dhe e kriminelave te politikaneve shqipfoles ne token e huaj qe quhej arberi dhe sote quhet shqipezi.
E lagu, se lagu. Mua me shqeteson fakti tjeter, qe informacioni rrodhi nga organet e policise dhe arrestimi i Sinanajt u dekonspirua para kohe. Ky ishte faji i policise qe ka ne gjirin e saj njerez te rrezikshem dhe i gazetave qe e botuan menjehere kete lajm. Ky aksion eshte i deshtuar, sepse ju dha kohe te gjithe rrjetit te marre masa dhe te mbrohet. Vetem fshehtesia e arrestimit te Sinanajt do bente te mundur kapjen e rrjetit dhe provave.
Tani le ti pijne lengun ceshtjes, vetem dhune e nxjerr te verteten ne shesh, nderkohe qe bosat jane mbuluar ose kane marre rruget.
Tobestrafkulla, qe ka probleme mendore ajo dihet, me kriminel me probleme mendore jane mbush burgjet.
Cfar mendon ti avokatuc, se eshte psikopat qe vret njerez dhe ta lejm jasht.
Shih o avokat se tani do te kete dhe problem tek suma
s’mbeti kriminel pa u konsideruar ” me te meta mendore ” … me sa duket ka ndonje “pakt” lehtesues ne se vetedorezohesh apo te vetequhesh i marre :/
I kan a menduar te gjitha detajet si te veprojn e ca te thont para se te dorezohet. plehra bashke me familjaret , del avokati me formulen baze ka probleme mendore pfff humor- me vdekjen e te tjereve.
te dalin familjaret e te tjereve ti vrasin dhe te shprehen ne po te njejten menyre se kshu vajti kjo pune
Mr PERFECT,
per sa kohe Sala llustron koken me xhel edhe se na zbreti nga shkrepat ku ha pula gure perse te mos e llustroje Sajmiri, Luli, etj?!
Ky legeni kriminel doli vullnetar me pahir si ne kohen e partise , me shqeteson dalja ne publik e sekretit te arrestimit e hetimit , por me e tmerreshmja ne kete artikull per mua eshte bashkepunimi mafioz i avokatit kur deklaron se kishte kontakte telefonike me te kerkuarin nga drejtesia dhe policia nderkomtare ne te njejten kohe shteti ka hehur nje sasi parash per denoncimin e tyre .