Mbesa 5-vjeçare e Zibi Boniek rrezikon jetën, ndërhyn laciali Zauri
Zbigniew Boniek, ish-futbollisti legjendar i Polonisë, Romës e Juventusit, për pak sa nuk pati një dramë të vërtetë në familjen e tij. Mbesa 5-vjeçare, teksa ishte me familjen në një restorant në Romë, u rrëzua në një pus më të thellë se katër metra pranë banjos së restorantit. E bija e ish-tenistit Vincenzo Santopadre dhe e Karolina Boniek nuk e pa pusin, pasi ishte i mbuluar me karton. Pas disa momenteve paniku, ndërhyri Luciano Zauri (futbollist i Lacios), i cili po festonte ditëlindjen në lokal. Ai arriti që me një litar ta nxirrte jashtë vajzën, e cila nuk pati asnjë dëmtim, përveçse ishte shumë e trembur. Boniek i telefonoi lojtarit dhe e quajti heroik aktin e tij, duke shtuar se do t’i ishte mirënjohës gjithë jetën.