Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e së dielës Vlorën.
Raportohet se rreth orës 16:20 një person është goditur me sende të forta gjatë një përleshjeje fizike pranë kabinave në zonën e “Plazhit të Vjetër” dhe për pasojë ka rënë në tokë pa ndjenja, ndërsa ka humbur jetën ndërsa po shoqërohej në spital.
Viktima është identifikuar të jetë shtetasi Stavro Mino, 50 vjeç.
Policia bën me dije se ka shoqëruar edhe tre persona, A.M, A.H dhe N.H., si të përfshirë në konfliktin ku mbeti i vrarë 50-vjeçari.
Gjithashtu mësohet se viktima ka qenë i dënuar më parë për veprën penale “Dhunë në familje”.
Nga kqyrja paraprake viktima nuk ka shenja dhune të dukshme, megjithatë po punohet për përcaktimin e shkakut të vdekjes.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme hetimore.
e.ll./dita

Ne shqiprine uropiane, lajm perben kur na heqin.vetes 2-3 njehereshi, keta Tek e Tek nuk numerohen me.
Rrofte shqiperia uropiane