Një 35-vjeçar humbi sot jetën në Tiranë, pasi ra nga kati i dytë i banesës ku po punonte. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në mesditë në zonën e njohur si “Kamberi” në Shkozë, ku Skënder Selmanllari po punonte tek fqinji i tij. Në punë e sipër, ai ka humbur kontrollin dhe ka rënë nga pakujdesia.