Bie nga lartësia e depozitës, vdes saldatori 28-vjeçar

anazapta

Një saldator humbi jetën gjatë punës, ndërsa u rrëzua nga lartësia e depozitave të naftës në Patos -Marinëz. Viktima është 28-vjeçari Arlind Bogdani, i cili ndërroi jetë rrugës për në spital. Nga informacionet paraprake të policisë, mësohet se Bogdani ishte duke rregulluar një defekt në depozitë, por në një moment ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar nga 10 metra lartësi. Nuk dihen ende rrethanat dhe shkaqet, ndërsa policia ngriti grupin hetimor për të verifikuar masat e sigurisë në punë. Hetuesit morën në pyetje drejtuesit e kompanisë, përgjegjësit e punimeve dhe punonjës të tjerë. Gjithashtu po verifikohen dokumentacionet nëse i ndjeri ka qenë i punësuar sipas rregullave.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *