Mbrëmjen e sotme një ngjarje e rëndë në Librazhd ku raportohet se një qytetar i pa identifikuar është rrëzuar nga shkallët e një objekti privat në qendër të qytetit.
Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë ambulanca. I plagosur është dërguar fillimisht në spitalin qytetit, më pas është nisur drejt Elbasanit ku fatkeqësisht ka humbur jetën rrugës.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe forcat e policisë dhe dëshmitarët kanë treguar se personi ka qenë duke zbritur shkallët dhe është rrëzuar menjëherë.
h.b/dita
