Një 45-vjeçar ka gjetur vdekjen këtë të shtunë në Maliq, pasi ka rënë nga një shkëmb.
Burime zyrtare sqarojnë se viktima me iniciale L.Ç punonte si menaxher i një kompanie në hidrocentralin e Moglicës.
Dyshohet se ai ka humbur ekuilibrin mbi një shkëmb ku po kryente monitorimin e terrenit, dhe aksidentalisht është rrëzuar duke rënë nga lartësia.
45-vjeçari është dërguar në spitalin e Gramshit me dëmtime të shumta fizike dhe pavarësisht ndihmës së dhënë mjekësore, ai nuk mundi të mbijetonte.
Autoritetet policore po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
s.a/dita
