Bie numri i aksidenteve rrugore, këmbësorët më të përgjegjshëm

Edona Llukacaj

Sipas raportimeve të INSTAT, në muajin shtator 2019 numërohen 122 aksidente rrugore në krahasim me 156 aksidente të ndodhura në muajin shtator 2018, duke pësuar një rënie me 21,8 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kurse në 9-mujorin 2019, numërohen 1.136 aksidente rrugore nga 1.303 aksidente të ndodhura në 9-mujorin e vitit 2018, duke u ulur me 12,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Referuar të dhënave të INSTAT, në muajin shtator 2019, numri i personave të aksidentuar (të vrarë dhe të plagosur) është 152 persona nga 218 që rezultoi të ishte një vit më parë, duke u ulur me 30,3 %. Numri i të aksidentuarve në nëntëmujorin e vitit 2019, rezulton 1.570 persona nga 1.765 persona, duke u ulur me 11,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018.

Në muajin shtator 2019, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 20 persona në krahasim me 9 persona të vdekur në shtator 2018. Në nëntëmujorin 2019, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 157 persona nga 152 persona që numërohen për të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në muajin shtator 2019, aksidentet rrugore, në 86,1 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25 –35 vjeç, duke zënë 32,0 % të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup-moshë janë ulur me 13,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në nëntëmujorin 2019, aksidentet rrugore në 14,2 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Gjatë kësaj periudhe, numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur 38,3 %, krahasuar me një vit më parë./ Scan

e.ll./dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *