Vazhdimi i dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në kohën kur Serbia sapo ka dalë nga procesi zgjedhor, ndërsa Kosova është në prag të zgjedhjeve, mund të ndikojë në uljen dinamikës së tij. Ky është konstatimi që bëjnë analistët politik në Prishtinë, sipas të cilëve gjatë këtyre muajve nuk mund të priten vendime apo marrëveshje të mëdha në Bruksel> Sipas tyre palët më tepër do të merren me analizën e të arriturave të deritashme të dialogut.
Dren Doli nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike mendon se vazhdimi i negociatave në këtë fazë krijon pabarazi mes palëve, ngaqë Serbia ka në tavolinën e dialogut përfaqësues të legjitimuar së fundi në zgjedhje, kurse Kosova përfaqësohet nga një kryeministër i cili është në fund të mandatit.
Sipas tij, çdo marrëveshje e re eventuale në këtë dialog me firmën e kryeministrit aktual Hashim Thaçi mund të ketë ndikim si në rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në Kosovë, ashtu edhe në modelin e ri të raporteve mes Serbisë dhe Kosovës.
