Bie shkëmbimi tregtar me Maqedoninë e Veriut

Edona Llukacaj

Në 8-mujorin e parë të vitit 2019, partneriteti tregtar me Maqedoninë e Veriut është dobësuar. Të dhënat e INSTAT për këtë periudhë kohe tregojnë rënie të ndjeshme si në shifrat e importit ashtu edhe në ato të eksportit me këtë shtet.

Përkatësisht, në periudhën janar- gusht 2019, Shqipëria eksportoi drejt Maqedonisë së Veriut mallra në vlerë 5.5 miliard lekë, ndërkohë që për të njëjtën periudhë të vitit 2018, vlera e eksportit drejt kësaj të fundit ishte 5.7 miliard lekë. Pra, Shqipëria ka eksportuar afro 190 milionë lekë më pak mallra drejt Maqedonisë së Veriut.

Nga ana tjetër, importi i mallrave maqedonase ka pasë një rënie edhe më të theksuar se eksporti, me afro 480 milionë lekë. Sipas të dhënave të INSTAT, në janar- gusht 2018, Shqipëria importoi nga Maqedonia e Veriut mallra në vlerë 6.08 miliard lekë, ndërsa në 8 mujorin e këtij viti (janar- gusht), importi vendas nga Maqedonia e Veriut, ra me afro 8%, konkretisht, në vlerën e 5.6 miliard lekëve./ Scan

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *