Një 61-vjeçar ka humbur jetë si pasojë e një zjarri të rënë në banesën e tij në lagjen ‘Kalluç’ të Poliçanit në Berat. Viktima është me iniciale K.Z, i cili jetonte i vetëm në banesë.
Policia thotë se nga kqyrja e trupit nuk u konstatuan shenja dhune dhe nga kryerja e autopsisë rezultoi se shkaku i vdekjes ka ardhur si pasoj e mbytjes nga tymi, asfiksi dhe më pas ka ndodhur edhe djegia e trupit.
Nga kqyrja e banesës rezultori se zjarri ka rënë si pasoje veprimeve të pakujdesshme të vetë të dëmtuarit, i cili ka qënë përdorues alkoli dhe mund të ketë lënë të ndëzur ndonjë qiri.E/T
