Mungesa e reshjeve të dendura ka ulur nivelin e ujit në basenin e hidrocentralit të Fierzës.
Niveli i ujit ka arritur në masën e 271.8 metrave, thuajse e njëjtë me mesataren vjetore të viteve të shkuara.
Tashmë, prodhimi i energjisë ka rënë në këtë hidrocentral, çka do të detyrojë Korporatën Energjetike Shqiptare të importojë energji.
Për tre muajt e ardhshëm, pra deri në dhjetor, parashikohet që të importohen 365 000 mega energji.
Blerja e kësaj energjie do të bëhet me të ardhurat e vet kompanisë, ndërkohë që një pjesë e parave të marra për energjinë e eksportuar ka shkuar për shlyerjen e detyrimeve për hidrocentralet private.
Ministria e Energjisë bën me dije se nuk do të preket fondi dhe as garancia e Bankës Botërore, ndërsa mund të përdoren vitin e ardhshëm.
Në dispozicion ishte vënë një fond prej 3 miliardë lekësh garanci për të siguruar energji në rast të rënies drastike të rezervave hidrike.
