Bierhoff akuzon Realin për dëmtimin e Khediras

redaktor

Luftë e hapur në distancë mes Federatës Gjermane të Futbollit dhe Realit të Madridit për çështjen “Khedira”. Drejtori Teknik i kampionëve të botës, Oliver Bierhoff fajëson klubin spanjoll për dëmtimin e mesfushorit, duke theksuar se shoqëria merengues dështoi në menaxhimin e këtij problemi. Sipas Bierhoff, Reali i Madridit ishte në dijeni të dëmtimit muskolar të Khediras që përpara Kupës së Botës.

“Lojtari ishte me probleme edhe pse udhëtoi me kombëtaren e Gjermanisë. Pas kthimit nga Brazili ai u vizitua nga mjekët në Madrid, të cilët nuk e konsideruan serioz dëmtimin. Pas kësaj, ai u konsultua edhe me një specialist në Gjermani, i cili i bëri me dije shkallën e vërtetë të dëmtimit”, tha ai.

27-vjeçari që e nisi karrierën si profesionist në radhët e Stuttgart pritet të qëndrojë jashtë fushave për rreth 8 javë. Khedira nuk u aktivizua as në finale e Kupës së Botës, edhe pse fillimisht figuronte në listën e 11 lojtarëve të përzgjedhur nga Joachim Loew për sfidën kundër Argjentinës në Rio de Janeiro.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *