Big Basta dhe Vesa ndihen rehat

anazapta

 Kemi folur në fundjavë edhe me Bigun dhe Vesa Lumën. Tashmë historia e tyre e dashurisë njihet, por detajet po i ndajnë me DITA-n .

“Me Vesën është një histori, po aq private sa edhe e bukur të them të drejtën. Të dy kemi vënë re një lloj afeksioni ndaj njëri-tjetrit, gjë që nuk mund ta mohoj se është vënë re edhe nga njerëzit. Ne jetojmë në Shqipëri dhe Vesa është nga Kosova. Përballemi edhe me mentalitete të ndryshme. Nuk do t’ia lejoja vetes që këto mentalitete dhe gojët e këqija të prishin atë raport të bukur që unë kam me Vesën – thotë Bigu dhe shton duke qeshur: E para e punës e kam pëlqyer për faktin që është bionde. Por kam pëlqyer edhe mirësinë e saj. Vesa është person që rrezaton mirësi. Kemi nevojë në këtë botë për njerëz me pozitivitet”.

Kurse vetë Vesën e pyetëm për planet e së ardhmes me Bigun, a do shkojë kjo lidhje në martesë? Dhe ajo thotë për DITA: “Për aq kohë sa do jemi rehat me njëri-tjetrin dhe për aq kohë sa do kemi këtë që kemi tani me njëri-tjetrin do kisha kënaqësinë më të madhe, pse jo?! Megjithatë është shumë herët për të thënë gjëra të tilla…”

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *