“Big Brother” në PS

redaktor

Edi Rama pas fitores së madhe të zgjedhjeve e ka përdorur rrjetin “Facebook” për të publikuar foto me njerëz të rëndësishëm për jetën e tij. Këtë radhë kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë ka publikuar një fotografi me prezantuesen e njohur, Arbana Osmani.

Fotografia është realizuar në selinë e Partisë Socialiste, në zyrën e kreut të saj, ndërsa prezantuesja e ka përqafuar ngrohtë Ramën.

“Me Arbana Osmanin, miken time që qysh e vogël dukej se do bëhej e madhe”, ka shkruar kreu socialist krahas fotografisë.

Arbana është një nga prezantueset më të njohura në vend ndërsa njihet si drejtuesja e spektaklit “Big Brother Albania” në të gjithë edicionet e tij.

Share This Article
1 Comment
  • “…..qysh e vogël dukej se do bëhej e madhe”,
    Por edhe tani qe eshte rritur dhe bere e madhe duket si e vogel sa nje kafshat.
    Kujdes Arbana, motra e vogel e big brother-sve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *