Nga Viktor Malaj
Botuar në DITA
“Kërcënimi i vërtetë i republikës tonë është ajo qeveri e padukshme e cila, si një oktapod gjigant shtrihet në qytete, shtete dhe gjithë vendin. Ashtu si oktapodi i vërtetë, ai vepron nën rrogoz… Në krye të tij janë interesat e kompanisë Standart Oil të Rok Felerit dhe të një grupi të vogël bankash të fuqishme… Ky grup bankierësh të fuqishëm ndërkombëtarë drejton realisht qeverinë e Shteteve të Bashkuara për qëllimet e veta egoiste. Ata, praktikisht, kontrollojnë të dyja partitë politike”./ Xhon F. Hajlën*
Ka të ngjarë që mëkati fillestar të mos jetë ai midis Evës dhe Adamit siç është përshkruar në Bibël, por momenti kur njeriu i parë që jetonte në bashkësitë primitive tha: “Kjo është e imja!”. Këtu, ndoshta, duhet kërkuar zanafilla e mëkatit dhe jo vetë mëkati, pasi dëshira për të pasur gjënë apo gjërat e tua, të nevojshme dhe të mjaftueshme për të jetuar në raport me fazën (stadin) e zhvillimit ekonomik të shoqërisë, mund të konsiderohet normale.
Por, udhëtimi i pandalshëm i mëkatit ka filluar atëherë kur njeriu i parë u shty dhe udhëhoq nga lakmia e pafrenuar për të vënë pasuri, në kurriz të pjesëtarëve të tjerë të bashkësisë që i përkiste dhe me të gjitha format, metodat dhe mjetet që kishte në dispozicion pa e vrarë ndërgjegjja dhe pa u ndalur nga asnjë skrupull.
Epërsia ekonomike e dikujt, përgjithësisht e më të fortit dhe më të paskrupullit, çoi dalëngadalë në sundimin e tij mbi pjesëtarët e tjerë të bashkësisë që i përkiste dhe e shndërroi shoqërinë njerëzore nga një grup individësh që kontribuonte bashkërisht në sigurimin e mjeteve fillestare të jetesës dhe përdorimin e produkteve nga të gjithë për të mbijetuar, në një bashkësi ku një pakicë e pasuruar sundon dhe një shumicë e varfër sundohet, shfrytëzohet dhe përçmohet.
Me zhvillimin dhe modernizimin e shoqërisë lindi kapitali i cili ka bijtë dhe gardianët e tij. Shoqëria kapitaliste propagandohet si demokraci edhe pse populli (demos), në shumicë dërmuese, në varësi nga koha dhe vendet e ndryshme, nuk sundon mbi asgjë dhe mbi askënd. “Arritja” më e madhe e popullit është se ka mundur që periodikisht të ketë të drejtën dhe mundësinë të zgjedh në drejtimin e vendit njërin nga bijtë e kapitalit dhe, rrjedhimisht, kapitali mbetet gjithnjë sundimtari i vërtetë.
Fakti që 1% e popullsisë së botës zotëron më shumë se gjysmën e pasurive të globit është një provë e padiskutueshme se, pavarësisht llojeve dhe formave të sundimeve, sundimtari i vërtetë mbetet kapitali. Edhe atëherë kur populli ka të drejtën dhe mundësinë e organizimeve, demonstrimeve dhe votimeve politike ai nuk shkon më tej se zëvendësimi i një shërbëtori të kapitalit me një tjetër. Njëra palë votuese gëzohet dhe çlirohet emocionalisht ndërsa palën humbëse e kaplon mërzia dhe dëshpërimi. Periodikisht palët i ndërrojnë vendet dhe bashkë me vendet edhe pozitat emocionale. Ndërsa, i vetmi që mbetet krenar, i patrazuar dhe përherë i lumtur është kapitali.
Kapitali ka bijtë e vet në parlamente, qeveri, media, drejtësi dhe kudo që i nevojiten. Edhe atje ku nuk i ka fizikisht, i bën për vete shpirtërisht dhe moralisht. Ata që nuk pranojnë “birësimin” nga babë kapitali nuk kanë kurrfarë gjasash të mbërrijnë apo qëndrojnë në krye. Që kapitali të qëndrojë i pacenuar dhe i qetë duhet që bijtë e tij të drejtojnë çeta të ndryshme që i quajmë parti politike, të shkruajnë dhe shpallin programe që u drejtohen njerëzve me plot sheqer e shpresa ku fjalët popull, demokraci, liri, reforma etj. ndodhen në çdo varg të këngës që i këndohet popullit pa pushim që i ngrati të besojë se “çetat” dhe udhëheqësit e tyre po sakrifikohen për të dhe interesat e tij dhe, po për hir të popullit, janë të gatshëm të kryejnë atëvrasje, domethënë ta taksojnë, gjobisin, penalizojnë dhe dënojnë kapitalin kokëfortë dhe mosbindës ndaj “rendit demokratik”.
Nëse njëra çetë diskreditohet dhe e mbush kupën në zullumet e veta antipopullore atëherë del në skenë çeta tjetër dhe merr përsipër “shpëtimin” e shoqërisë duke qetësuar shpirtrat e trazuar nga padrejtësitë dhe duke i kanalizuar pakënaqësitë, inatet, mllefet, urrejtjet dhe reagimet drejt çetës “përgjegjëse”, por kurrë drejt kapitalit. Mendjemprehtësia e kapitalit iu ka dhënë mundësi njerëzve të ndërrojnë qeverisjet, pa ndryshuar në thelb asgjë. Mendjemprehtësia ka ndërtuar rrufepritësen që shmang me siguri çdo vetëtimë mbi trupin e vetë kapitalit, mbi trupin e mëkatarit dhe shkaktarit të vërtetë të zemërimeve popullore.
Votimet dhe zgjedhjet e lira i rrëfehen popullit si kulmi i arritjeve të njerëzimit, madje si “fundi i historisë”, anipse po ta dinin se votimet do të sillnin ndonjë ndryshim thelbësor do t’i kishin shpallur të paligjshme, siç shprehej Ema Goldmën.
Sytë dhe veshët i kemi të mbushur plot e përplot me historinë tonë 30-vjeçare me pluralizëm politik, iniciativë ekonomike dhe liri mendimi, organizimi dhe grumbullimi. Pavarësisht ndërrimeve të forcave politike në pushtet, një gjë nuk ka ndryshuar: një grusht individësh, kryesisht hajdutë dhe gangsterë, kanë futur në dorë shumicën e pasurive mbi dhe nëntokësore të vendit, ndërsa shumica dërmuese e popullit shqiptar lufton thjesht për mbijetesë, mbijetesë në kuptimin e drejtpërdrejtë të kësaj fjale, dhe ose e shtynë jetën me strese ose vendos të largohet nga vendi duke kaluar edhe jashtë Shqipërisë peripeci dhe vuajtje të pafundme.
Është vjedhur dhe vazhdon të vidhet pasuria kombëtare dhe askush nuk shkon në burg. Vidhet thesari i shtetit, banka kombëtare, qindra hektarë tokë dhe qindra milion euro nga buxheti i shteti çdo vit dhe autorët ose “nuk dihen” ose ndiqen penalisht në gjendje të lirë pasi “nuk paraqesin rrezik për shoqërinë”, ndërkohë që ai që vjedh 100 euro energji elektrike, 50 euro produkte ushqimore në tregun e një miliarderi apo ai që tregton 200 euro drogë harrohet në burg.
Megjithëse edhe pas 1990 “kanë ndodhur krime të tmerrshme” ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, vrasje, vjedhje gjigante të fondeve shtetërore, dhunime masive zgjedhjesh, konflikte të armatosura, marrje me dhunë të pushtetit etj. autorët e tyre jo vetëm nuk janë dënuar, por ata i kemi përditë në rolin e profetit, shpëtimtarit, “yllit në ngjitje”, “burrit të shtetit”, lektorit të demokracisë dhe apostullit të moralit.
Sikur predikimet morale dhe leksionet demokratike të këtyre 30 viteve të kishin qenë shprehje e bindjeve dhe pasqyrë e virtyteve të oratorëve dhe mësimdhënësve tanë, ne nuk do të na kishte ndodhur çfarë ka ndodhur dhe qindra politikanë, zyrtarë dhe biznesmenë do të ishin sot duke vuajtur në qelitë e burgjeve, duke shërbyer kështu si mësim kërcënues dhe vetëpërmbajtje për cilindo tjetër që synon të sillet e veprojë në atë mënyrë.
Mirëpo, ato që na kanë ndodhur dhe na ndodhin përditë janë dëshmi e hipokrizisë, pafytyrësisë dhe harbutërisë së një pjese të madhe të bijve të kapitalit të cilët luftën e tyre për pushtet dhe privilegje vetjake na e kanë shitur dhe duan të na e shesin si idealizëm, vizion dhe sakrificë për popullin dhe atdheun. Pra, luftën për “tepsinë” na e shesin si luftë për Shqipërinë.
Por, shumica e bijve të kapitalit nuk kanë as ideale dhe as ide. Idealet nuk i lejojnë të arrijnë qëllimet e tyre të vërteta, ndërsa idetë i bëjnë të heqin keq dhe të stërmundohen. Prandaj ata kanë vetëm interesa; interesa vetjake që i ambalazhojnë me parulla bamirësie dhe sakrificash për shoqërinë në mënyrë që të kenë sukses në tregun vezullues dhe mashtrues të politikës vendore, kombëtare dhe globale. Ata derdhin lot për hallet tona dhe, sapo vijnë në pushtet, mbushin xhepat e vet dhe të kapitalit me paratë tona. Shfaqen dhe vetëpropagandohen si shpëtimtarë dhe sjellës të shpresës dhe, pasi e kryejnë “misionin” e tyre largohen si shkaktarë të zhgënjimit dhe dëshpërimit.
Duke qenë të paskrupullt dhe të papenduar ata nuk ikin një herë e përgjithmonë, por rrinë pas derës në pritje të riciklimit, duke u rishfaqur me parulla dhe premtime të reja për të demonstruar sërish moralin dhe sjelljen e vjetër.
Të ambalazhuar si “të djathtë” apo “të majtë”, disa prej tyre herë “të majtë” dhe herë “të djathtë”, ata shërbejnë kryesisht si krahët gjigant të kapitalit “me barkun shekulluer gjithmonë i pangishëm” dhe me gjykimin moral dhe human gjithmonë të pamëshirshëm. Ndërsa ne duhet, ashtu si fëmijët në çdo fundviti që presin dhurata, të kënaqemi me “dhuratat ” e bijve të kapitalit, me dhjetë apo njëzet euro shtesa pagash apo pensionesh ndërsa kapitali vetë e mbyll bilancin vjetor gjithnjë me fitime dhjetëra apo qindra milion eurosh. Kur i duket se ka fituar pak nëpërmjet pagave të vogla, mospagesës së punës me orë të zgjatura, mospagimit të sigurimeve për pensionet dhe shëndetin tonë apo rritjes galopthi të çmimeve, atëherë kapitali iu drejtohet për ndihmë bijve të vet t’i japin mundësinë të sigurojë fitime marramendëse nëpërmjet tenderave apo koncesioneve korruptive.
Kur nuk është i kënaqur edhe me këto marifete fitimprurëse “demokratike dhe të ligjshme”, dhe kjo i ndodh sepse ai gjithnjë ndihet i uritur dhe i urituri mbetet përherë i pakënaqur, atëherë zoti Kapital iu drejtohet parajsave fiskale ku depoziton produktin e vjedhur dhe siguron shtimin e tij të patatuar dhe të pakontrolluar.
Kur i themi Kapitalit se është duke na vjedhur, ai përgjigjet se është duke bërë biznes, por kur ne protestojmë e ngrihemi kundër padrejtësive të tij, kapitali thotë se ju po ushtroni dhunë dhe dhunën e ndalon “sistemi demokratik” që është vendosur nga vetë kapitali dhe në shërbim të tij. Studentët që protestuan kundër regjimit njëpartiak në 1990 konsiderohen “heronj” sepse i hapën udhë kapitalit, por kur studentët dhe populli ngrihet kundër kapitalit dhe padrejtësive të tij si në 1997, 2011 apo sot atëherë protestuesit shpallen “komunistë, marksistë, kokëpalarë etj.etj.”.
Kur bankat dhe disa nga korporatat më të mëdha në SHBA shpallën në vitin 2008 se ndodheshin në prag të falimentimit, në vend që t’iu nënshtroheshin rregullave të tregut të vendosura nga vetë kapitali, pra të liheshin të falimentonin dhe personat përgjegjës të shkonin para drejtësisë për dëmet e shkaktuar, qeveria amerikane vendosi t’iu jepte rreth një trilion dollarë nga buxheti i shteti (taksat e popullit amerikan) nëpërmjet sistemit “bail out”. Miliarderët e varfër udhëtuan drejt Uashingtonit me avionë privatë dhe iu “lutën” qeverisë për ndihmë financiare.
Siç u shpreh regjizori amerikan Majkëll Mur, të pakënaqur me ato që i merrnin popullit pak nga pak çdo ditë, manjatët e kapitalit vendosën t’i merrnin thuajse gjithçka për një ditë. Kur u pyet Nikolas Sarkozi, ish-Presidenti i Francës, se si e konsideronte moralisht dhe ligjërisht një veprim të tillë (që u zbatua edhe në disa shtete evropiane), si bir i kapitalit ai u përgjigj: “Gjithë çështja është të shpëtohet kapitalizmi”.
Njëri prej qindra biznesmenëve shqiptarë, që besohet se ka në themelet e perandorisë së tij ekonomike trafikun e drogës u bë milioner dhe ndërtues i suksesshëm dhe, pas ndërtimit të një pallati 25 katësh në qendër të Tiranës, i dhuroi birit më të dhunshëm të kapitalit në Shqipëri, kryeministrit Sali Berisha një hapësirë për studio me vlerë rreth 200 mijë euro. Kur socialistët erdhën në pushtet u bënë miq dhe bashkëpunëtorë të “biznesmenit të suksesshëm” dhe së fundi i dhanë edhe një tender me vlerë mbi 200 milion euro për ndërtimin e një rruge, koston e së cilës do të mund ta arsyetonte vetëm Lulzim Basha që i zhduku buxhetit të shteti 230 milion euro vetëm në ndërtimin e një rruge (Milot-Kukës). Pas tragjedisë dhe krimit të Gërdecit doli se qeveria amerikane iu kishte dhënë një tender rreth 300 milion dollarë dy halabakëve rreth të njëzetave për të blerë dhe dërguar armë dhe municione në konfliktin e Afganistanit.
Me të njëjtin “kriter” qeveria e sotme shqiptare kishte shpallur fitues të një tenderi për Unazën e Madhe një kompani fantazmë me një përfaqësues rreth të njëzetave. Normalisht, dorëheqja e ministrit Gjiknuri, të paktën për syleshsi, do të ishte veprimi më i vogël dhe më i thjeshtë në këtë aferë. Mirëpo kapitali e ka të gatshme arsyen e mosdorëheqje: “ajo që nuk ndodhi në Amerikë, pse duhet të ndodhë në Shqipëri!”.
Për të ilustruar riciklimin e çetave dhe bijve të kapitalit na mjafton të shohim se kush pret sot pas derës dhe shfaqet si shpëtimtari dhe besimngjallësi i popullit. “Misioni i PD-së është të ringjallë besimin se Shqipëria do të bëhet vërtetë si Evropa…”,- tha L. Basha në asamblenë e partisë së tij. Pra, ajo PD që u vetëshpall si shpresa e vendit në 1990 dhe që solli 1996-1997; ajo PD që u provua sërish në pushtet në 2005-2013 dhe pas skandaleve dhe korrupsionit galopant u largua me votën kundër të mbi 70% të shqiptarëve, ajo PD që gjatë gjithë rrugëtimit të saj 28 vjeçar, me gjithë kundërshtitë dhe mosmiratimet masive popullore ndaj moralit dhe sjelljeve të saj, ka mundur të konstatojë vetëm se: “Natyrshëm ne kemi bërë hapa në drejtim të gabuar” (L. Basha), kjo PD na premton sërish kthimin e besimit. Për moralin e saj dhe të drejtuesve të saj, falsifikimet dhe dhunimet e zgjedhjeve; rrahja, burgosja dhe vrasja e kundërshtarëve politikë e gazetarëve si dhe djegia e redaksive të gazetave; organizimi dhe nxitja e konflikteve të armatosur veri-jug dhe përdorimi i gjithë mjeteve ushtarake kundër popullsisë civile; sulmi i armatosur dhe zaptimi i institucioneve qendrore qeveritare si mjet për marrjen e pushtetit; firmosjet e marrëveshjeve që cenojnë integritetin territorial të vendit; korrupsionet e llahtarshme me tenderat etj. etj. janë thjesht disa “hapa të gabuar” megjithëse, në të vërtetë, përbëjnë krime të mëdha kundër vendit dhe popullit.
Duke mos njohur fajet e kryera dhe, rrjedhimisht, duke na siguruar se do t’i përsërisin ato në një pushtet të mundshëm të ardhshëm, autorët e papenduar dhe të pandëshkuar të këtyre krimeve arrijnë të bëjnë përgjegjës dhe të fyejnë popullin shqiptar.
Para do kohësh, L. Basha thoshte: “Shqiptarët u gënjyen ( në 2013 ) dhe në vend të moralit të Zotit, në vend të moralit të atdheut, në vend të moralit të familjes dhe moralit njerëzor, zgjodhën pushtetin e Edi Ramës”. Kështu i bije që autori i disa krimeve të kryer kur ishte në pushtet, Lulzim Basha t’iu shfaqet shqiptarëve si bartësi i formave më të larta morale, ndërsa kundërshtarët e tij politikë si e keqja e zgjedhur gabimisht. I bije kështu që një milion shqiptarë braktisën moralin familjar, atdhetar, fetar dhe njerëzor, të mishëruar tek Basha dhe ati i tij shpirtëror dhe politik Sali Berisha, vetëm për hir të Edi Ramës. Një gjykim i tillë i një kokoroshi pa mend do të mjaftonte për ta shvleftësuar si qytetar e jo më si figurë politike.
Le ta ndalim pak shikimin mbi fotografitë e bëra gjatë Asamblesë së fundit Kombëtare të PD-së. Të njëjtat fytyra, i njëjti moral, asnjë breje ndërgjegjeje për fajet e së shkuarës dhe asnjë person përgjegjës për ato që kanë ndodhur. Çeta pret të rikthehet për të disatën herë në pushtet për të na shërbyer me të njëjtat produkte, këtë herë, ashtu si edhe në 2009-2013, në aleancë me një parti tjetër familjare me karakteristikat e biznesit politiko-ekonomik, pa kurrfarë idealesh dhe që ka dhënë prova të bollshme se si në pushtetin qendror, ashtu edhe atë vendor, pavarësisht me cilat parti është në aleancë, përfaqësohet me njerëzit më të korruptuar të shoqërisë shqiptare.
Megjithëse e kanë votuar Ligjin “Për Arsimin e Lartë” ose e kanë kaluar me heshtje përkrahëse, megjithëse janë autorët kryesor të komercializimit dhe degjenerimit të sistemit arsimor shqiptar, këto parti dhe këta drejtues, në vend që t’iu kërkojnë ndjesë studentëve protestues dhe popullit shqiptar, hiqen si të përvëluar për hallet e tyre, i nxisin për protesta dhe të mos pranojnë dialog, jo si mjete për plotësimin e kërkesave të tyre, por me shpresën se do të bjerë qeveria e zgjedhur me vota dhe të kthehen ata me rrugë antidemokratike. Pronarë të dhjetëra apartamenteve dhe llogarive bankare, që veshin fustane apo kostume disa mijëra eurosh dhe që shpenzojnë qindra mijëra euro për arsimimin e fëmijëve të tyre në Perëndim, këta bij të kapitalit shumëfytyrësh marrin përsipër ndryshimin e situatës dhe “zgjidhjen e të gjitha kërkesave të studentëve”. Shprehje cinizmi dhe poshtërim njëherësh për të gjithë popullin, por në veçanti ndaj atyre që kanë dhe e çmojnë dinjitetin, që kanë respekt për veten.
Bijtë e kapitalit i gjen kudo, në arsim, drejtësi, media etj. Mjafton të shohësh rektorin e Universitetit Shtetëror i cili merr 11 rroga. Me mendjen e tij, sipas moralit dhe gjykimit të tij askush tjetër nuk i meriton dhe askush tjetër nuk mund t’i kryej ndonjërën nga punët për të cilat ai paguhet. Ndërsa ai ushqehet me 11 garuzhde, të tjerët duhet të mjaftohen me lugën e kafesë. Ndërsa ai nuk ka menduar të refuzojë asnjërën nga 11 rrogat e majme, fshatarja e varfër Hume Dashi, pensioniste nga Çerma e Lushnjës refuzoi të merrte 143 milion lekë të futur gabimisht në llogarinë e saj bankare me arsyetimin se “Vetëm pensioni 143 mijë lekë të vjetra është i imi prandaj nuk kam punë me paratë e tjera”. Ky është simbolikisht dallimi midis bijve të kapitalit dhe bijve të popullit. Duke u marrë me interesat e veta rektori ka lënë pas dore hallet dhe interesat e studentëve dhe si i tillë as e meriton dhe as duhet të jetë në atë detyrë ku e paguan shteti me taksat e prindërve të studentëve dhe tonat. Figura dhe pozita e tij këmbëngul që t’i japë vërtetësi shprehjes: “njeriu për njeriun është ujk”.
Sikur bijtë e kapitalit që drejtojnë emisione të pafundme opinionbërëse ta ndjenin veten misionarë të së vërtetës, pra në shërbim të popullit, nuk do i lëpiheshin, zgërdhiheshin dhe “justifikoheshin” Sali Berishës kur ai i kritikon, por do i kërkonin llogari në studiot televizive për numrin e madh të krimeve të llahtarshme që ka kryer përgjatë 28 vjetëve. Po të donin t’i shërbenin të sotmes dhe të ardhmes së vendit këta moderatorë nuk do silleshin si kali në lëmë kur intervistojnë Lulzim Bashën, por do ta pyesnin se përse zotëria që hiqet si shpëtimtari i studentëve dhe i shqiptarëve nuk na tregon ku i ka çuar 230 milion euro për të cilat e pati akuzuar KLSH dhe prokuroria shqiptare, se po ta dimë do të shkojmë t’i marrim për të përmbushur kërkesat e studentëve.
Po ta kishin punën e tyre mision dhe jo thjesht biznes, këta moderatorë do të thërrisnin në studio specialistë statistikor që provojnë se ndërtimet e rrugëve të dhëna me tenderat më të fundit mund të kushtojnë më pak se paratë e akorduara nga qeveria aktuale dhe do t’i kërkonin llogari Ramës si kryeministër dhe jo të sillen në studio si halabakë duke iu drejtuar me arrogancë: “Mos ma trash zërin mua!”.
Kushdo mund të thotë, me të drejtë, se ne e kemi pranuar vetë këtë sistem. Kjo qendron por neve na u premtua liria e mendimit dhe jo liria e mashtrimit, shpifjes dhe manipulimit. Një mendim i manipuluar është një mendim i dhunuar. Neve na u trumbetua liria dhe konkurenca ekonomike por jo liria dhe konkurenca për të vjedhur. Na u tha se do të përparonte më i zoti dhe i ndershmi dhe po na del se triumfon horri, injoranti dhe gangsteri. Na u premtua konkurenca politike nëpërmjet programeve dhe zgjedhjeve të lira dhe jo riciklimi i së vjetrës, mëkatares dhe kriminales duke i hequr mundësinë ardhjes dhe triumfit të së resë. Na u shpall barazia e të gjithëve para ligjit por po shohim se disa, një pakicë as e njeh, as e përfill por e ndryshon, keqinterpreton dhe dhunon ligjin duke qendruar praktikisht mbi të.
Çfarë duhet bërë dhe si duhet sjellë ndaj kapitalit dhe bijve të tij. Njeriu i dinjitetshëm duhet të jetë i vëmendshëm, dyshues dhe kërkues ndaj fjalëve, premtimeve, sjelljeve dhe punëve të tyre. Duhet hequr dorë një herë e mirë nga besimi se “po na vijnë shpëtimtarët” dhe nuk i duhet besuar e ardhmja e vendit asnjëherë atyre që e kanë shpërdoruar disa herë besimin tonë në të kaluarën. Qëndrimi dhe presioni ndaj qeverisë të sotme duhet të jetë i rreptë dhe i papajtueshëm me çdo shmangie nga e vërteta dhe premtimet e bërë.
Pasi i hodha këto mendime po shoh me mendje jo pak kopukë dhe hileqarë që çfarë shkrova do t’i konsiderojnë “marksiste”, “komuniste” etj. Buburrecat me moral buburreci dhe të zgjebosurit kronikë me diploma “intelektuali” që nuk lënë autor të gazetës “Dita” pa fyer me lehje nga prapa ferrës së kompjuterit mua thjesht më dëshmojnë shkallën e kalbëzimit moral të asaj pjese të shoqërisë shqiptare të cilën përfaqësojnë dhe më forcojnë bindjen se e vërteta duhet thënë me forcë për t’i shërbyer popullit, por edhe me shpresën se mbase arrin të shërojë të sëmurët nga murtaja morale dhe zgjebja intelektuale.
* John Francis Hylan – Ish – Kryetar i bashkisë së Nju Jorkut në SHBA.

Te mos deshperohemi qe jo deti u ba kos.Po ne kete sistem deti ash kos i perhershem i pa shuem, e ti biejme,kush mund ti bjeri,i forti te ligut.Jemi ne nji sistem origjinal treg fshatare,teqe bagetish qe nuk e merr kush veshte se c’bahet ne ate treg larmie c’thurje te cakordume.Te gjithe flasin,te gjithe bertasin,te gjithe shesin e te gjithe blejn.Me te ardhe akshami muzgu aty ekziston heshtje prej varrit.Me te ardhe zbradhur dita rifillon zhurma e cakordume kronike e tregut fshatar.Kjo asht bota e sistemit qe gezojme karakteristike e vecant sidomos ne sistemin alla shqiptare.Sistem pluralist i cakroduem Alla shqiptare.
Institucionet jane per te marre rrogat punonjesit nga ai ma lart deri tek ai ma posht pastruesi.Zgjidhjet bahen te zhurmshme alla tregut fshatar.Si ne kafene,birrari,kazion po kurr ne institucioni e ngritur per te zgjidhur keto ceshtje.
NJe ESSE per te pergezuar Autorin personalisht..sidomos fraza e fundit nje goditje per disa “pseudoIntelektuale” ,vemje te se kaluares Enveriste,qe angullijne sapo gdhin gazeta Dita me nikname si….mirela..anticensura…black….lili….etj …etj..Faleminderit Z.Malaj…ne pritje te artikujve te tjere…
‘
Ah jo,lilit kete nuk mundesh me ia ngjit : nuk eshte pjese e shqiperise komuniste e nuk eshte edukuar n’ate vend. Vone lili erdhi e ju gjeti,me gjithe mbrapshtin qe keni ne cdo nivel te shtetit.
E mjera Shqiperi. Eshte plagos per vdekje qekur erdhen komunistet ne pushtet.
Ali
Viktori ishte pjese e Elites dhe nuk pyeste per njeri
Tani Viktorin nuk e pyet njeri
I kane rene patkonjte
Kjo që ke zhgarravitur shoku Viktoroviç edhe sikur produkt i shkollës staliniste të ishte, nuk do ishte kaq komuniste.Se pari dije ore I pa dijë se komunizmi nuk është aspak më i mirë se fashizmi.Ti guxon të ofendosh paradhënie cdo mendim qe te kundershton.Bile dhe me ofendimet paradhenie. Por ti nuk e njeh e ske lexuar një rresht për tregun,kapitalin,vleren e produktin.Për ty rendi adapt është skllavëria. Por më vjen çudi,aspak keq,qe ti e kallëpi juaj tashmë qe U bëtë pro amerikanë,nisët sulmet ndaj kapitalit.E pra,qenka gjetiu Virusi.Mbajeni e t’ju rrojë Viktori.Çojani zhgarravinat e tij t’i lëçisin këlyshët tuaj në shkolla.
Realiteti i jetuar keto 28 vite eshte shume i dhimbeshem pasi jemi deshmitar te padrejtesive te pafundeme, vjedhjes te prones publike, grabitjes te prones private, te emigrimit masiv, te shkaterrimit urbanistik, te plazheve dhe bukurive natyrore, te perhapjes te semundejeve te panjohura, te droges e prostitucionit e tjere e tjere. Linden edhe bijte e kapitalit qe shumica jane bere tashme bartes te disa felliqesirave. Mungesa e shtetit ligjor, mungesa e denimit, bashkepunimi i ligjezbatuesve me krimin kane qene nje nga arsyet e perhapjes dhe ekzistences te te keqes. Mendoj se gradualisht, veçanerisht me forcimin e shtetit juridik, luften qe po bejne shume gazetare me dinjitet, me protestat e studenteve, me protestat e shoqerise civile e shume patrioteve do te arrijme te kufizojme dhe ti eliminojme shume te keqija qe na kane pllakosur. I nderuar Viktor, kapitali nuk eshte fajtor perkundrazi ai eshte burimi i pasurise, faj kane politikat e gabuara qe ndjekin qeverite ne shperndarjen e kesaj pasurije qe prodhon kapitali. Veçanerisht eshte tragjike kur nje qeveri i majte ben politike te djathte, duke favorizuar edhe me tej te pasurit ne vend qe te beje ligje qe riequilibrojne pasurine ndermjet mases te popullit dhe te zbusin sa me shume polarizimin shoqerise qe eshte rreziku kryesor per te ardhmen e vendit.
Ti te verteten o peshtiresija e ketij kuvendi [ Malaj ] po na I thua pergjysem dhe nga halli I madh,,, kur gjithcka eshte
e dhyer dhe mbuluar me te pegera . Peshtiresija me e madhe tendija eshte se I del perpara te gjithe atyre qe gjat
derdellisjeve te tua te 5 vjeteve te qeverisjes se ketyre krijesave te kapitalit te ka denancuar dhe te peshtire pa
meshire per mbeshtetjen tende te pa frenuar te kesaj krijese te degjeneruar ,,, qe quhet rilindje . Kur c do gje
ka mbaruar ne degjenerim te madh,,, kundervenija e atyre qe e kene mbeshtetur kete degjenerim deri dje
ESHTE QELBERSILLEKU ME I MADH I NJERIUT.
Qe sundusit kan te drejte te glorifikojne sistemin kapitalist kjo eshte e natyreshme. Po te sunduarit dhe te shtypurit c’dreqin kane qe bertasin me shum se sundusit per vlerat e ketij sistemi!? Ne etapen e sotme te zhvillimit te shoqerise njerezore,ky sistem qe ne shqiptaret zgjodhem edhe pse ne dekadence te pandaleshme, eshte nje e keqe e domosdoshme! Shoqeria njerezore ka kohe qe po mendon per zevendesimin e kapitalizmit me nje rend te ri shoqeror me human ! Analiza e siperme nuk eshte ndonje gje e re pe brezin e kaluar, per brezin e sotem po! Radiografia qe i ben Marksi kapitalit, ka qen dhe mbetet aktuale. Kush do ta lexoje, nuk do te thote se do te behet marksist apo komunist. Jo! askush nuk pretendon ne rikthimin e sistemeve te cilat u zbatuan ne kohe e rrethana te caktuara historike te shoqerise njerezore, si te tilla ato e kryen ciklin e tyre, por ketu behet fjale qe klasa te cilat jane te shtypura e shfrytezuara ne menyre barbare nga kapitali, nuk ka pse ta glorifikojne ate!
I nderuar Viktor. Per mua fajtor nuk eshte aq kapitalizmi si sistem, sesa njerezit qe e ngulfosen ate ne Shqiperi. Kapitalizem ka dhe ka pasur edhe ne vendet nordike, Danimarke, Suedi, Norvegji, Finlande etj dhe aty popujt jetojne ne mireqenie dhe paqe. Kapitalizem ka edhe ne Indi, ku 1000 veta kane po aq pasuri sa kane 1 miliard banoret e saj. Edhe ne Kine sot ka kapitalizem. Ka edhe shume miliardere, por ka edhe nje shtet qe e shperndan pasurine si duhet. Qe nuk lejon qe keta milionere dhe miliardere te jene edhe ne krye te vendit. Bill Gejti eshte nje kapitalist i madh. ka mbi 50 miliarde dollare pasuri. Por per mua ai nuk eshte simboli i se keqes. Kete pasuri ai e ka vene me zgjuarsine dhe talentin e tij. Si i ndjeri Stiv Xhobs. Me krijimin e sitemeve kompjuterike “Apple” dhe “Window” ata ndihmuan ne ecjen e njerezimit perpara. Ndryshe eshte puna me bankieret e Uoll Stritit. Ata po jane kapitaliste tipike. Kapitalizmi si sistem eshte i pameshirshem. Eshte si nje kafshe e eger qe po nuk e bere zap te shkyu te gjalle. Dhe ketu dalim te roli i shtetit. Kur kemi nje shtet qe mendon per gjithe popullin kapitalizmi detyrohet te zbutet. Siç u zbuten dikur disa raca ujqerish qe u kthyen ne qen. Problemi ne Shqiperi gjate ketyre 28 vjeteve shkerdhatokraci dhe gjeme kombetare eshte se nuk patem asnjehere ne krye nje qeverisje te drejte, me njerez te perkushtuar per mbarevajtjen e vendit dhe mireqenien e popullit. Shqiperia e sotme eshte kthyer ne nje cope lecke pa vlere ku te gjithe mund te fshijne kembet. Fatkeqesia me e madhe e ketyre 28 vjeteve per mua ka nje emer :-PD-ja e Berishes. Te gjitha çfare kane ngjare dje, gjithçka ngjan sot dhe do ndodhe neser e ka burimin te çmenduria dhe poshtersia e pafundme e malokut nga Viçidoli. Dhe sikur te mos mjaftonte ky vampir, ai u pasua edhe nga maskarenj te tjere si Meta, Nano dhe tani nga i paafti Rama. Po te perifrazojme nje fjale te urte, kapitali gjen shesh dhe ben pershesh. Siç beri me Shqiperine. Prandaj shqiptaret kane marre arratine. 1.6 milione syresh i ke sot jashte vendit. Sikur vendin ta kete pllakosur murtaja apo lufta si ne Siri. Aq e forte eshte ndjenja e deshperimit dhe mungesa e shpreses saqe shqiptaret krahasohen sot me sirianet ne kerkesat e tyre per azil ne vendet perendimore! Per mua, Rama, perfaqesonte shpresen e fundit se vendi do merrte per mbare. Zhgenjim total. Jo se ai ka vrare njerez apo se e ka shkaterruar me qellim vendin, siç beri kuçedra Sali, por se ai nuk ka stofin e burrit te shtetit. Nuk ka autoritetin dhe dinjitetin qe duhet te kete nje kryeminister. Ka ngelur ne shpirt nje artist dhe sportist kokebosh. Dhe njerezit qe ka mbledhur perqark vetes jane edhe me zi se ai. Rama vrau perfundimisht edhe shpresen se nje dite Shqiperia mund te behej. Dy dite me pare Bollino pohoi:”Se krimi me i madh i kesaj qeverie eshte se gjate 5 vjeteve nuk mundi (ose nuk deshi) te mblidhte provat per zullumet dhe vrasjet qe kreu PD-ja gjate 8 vjeteve te shkuar. Dhe tani keta (PD-ja) bejne trimin dhe shesin moral”! Pse nuk e beri Rama kete veprim?! Pse i futi edhe ai nen sqetull ata qe se bashku me Berishen i vune zjarrin ketij vendi?! Pra i dashur Viktor, faji nuk eshte edhe aq te kapitalizmi sesa te menyra se si udheheqes te caktuar e aplikojne ate. Kemi kapitalizmin shteteror qe aplikohet sot ne Kine, kemi kapitalizmin financiar te Amerikes,kemi kapitalizmin industrial etj etj Kemi kapitalizem ne Afrike dhe ne Europe, ne Indi dhe ne Amerike. Kapitalizmi gjen dhe ben ne varesi te atyre qe udheheqin vendin dhe nivelit, kultures, qytetarise te atyre qe i zgjedhin keta drejtues. Me duket se neve si shqiptare kaq kemi merituar. Nuk na e ka fajin as kapitalizmi, as fqinjet, as Europa, por vetvetja.
I KE NGJITUR VETES YLLIN BOLSHVIK NE BALLE ME KETE DACIBAO MARKSISTE O ENVERISTI VIKTOR MALAJ
Po c’faj te ka ty intelektuali kur ti o Viktor Malaj mbetesh nje VEMJE enveriste anakronike dhe qe nuk e kupton se keto DACIBAO marksiste kunder Kapitalit dhe kunder Kapitalizmit duken si kopje te shemtuara, te gjymtuara dhe budallaqe te Kapitalit te Marksit?
Po pse familjen e nderuar miliardere Rockfeller ne SHBA me Oligarket narkotrafikante te Edi Rames ne shqypni krahason ti more mavri budalle dhe enverist fanatik?
PER CFARE KAPITALI TE LIG FLET TI MORE BUDALLA FANATIK ENVERIST?
sepse:
Kapitali i Shqypnise Enveriste eshte Bashkim Ulaj qe fallsifikon vula dhe dokumenta per te grabitur fonde publike ne tendera te manipuluara dhe qe kane per qellim te vetem:
PASTRIMIN E PARAVE TE PISTA TE DROGES
dhe:
Ky Kapital enverist si ai i cigareve kontrabande ne kohen e qepes te Partise Tende te Punes o spiuni i
Sigurimit, Viktor Malaj nuk eshte si kapitali i Rockfellereve ne SHBA qe e kane ngritur perandorine e tyre ne majat e biznesit familjar per disa shekuj me radhe.
Kur Presidenti me i zgjedhur amerikan Franklin Roosevelt i beri thirrje per ndihme financiare dhe mbeshtetje logjistike per daljen nga kriza e thelle e vitit 1929 per te realizuar programin e tij famoz “NEW DEAL” qe jo vetem shpetoi SHBA nga katastrofa ku e kishte futur vendin presidenti dallkauk Hoover, por e coi SHBA ne krye te Botes si nje superfuqi nderkombetare, pra ate kohe ishin firmat amerikane private prestigjoze si Rockfeller, General Motors, Ford dhe shume te tjera qe e mbeshteten programin e Presidentit Roosevelt qe i krijoi mundesine atij per te filluar investime madhore ne infrastrukture qe kthyen besimin e bankave tek qeveria dhe i dhane nje shtytje prodhimit kombetar.
KU ESHTE PRODHIMI SHQYPTAR DHE KU ESHTE KAPITALI YNE KOMBETAR O VIKTOR MALAJ?
Me thuaj nje mall qe prodhon sot Shqypnia qe mund te shitet ne tregjet nderkombetare me vulen “Made in Albania”?
sepse:
Pervec droges dhe pasyrive natyrore nuk mund te permendet asnje produkt qe ka dale nga fabrikat tona si rezultat i intelektit te popullit tone.
PO TI SI ENVERI NE KOHEN E QEPES TE PARTISE SE PUNES FLET MORE MAVRI?
Qe te gjithe fajin per deshtimet e tij ekonomike ja hidhte Imperializmit dhe Kapitalizmit te lig,
njashtu:
Sic shkruan ti ne kete DACIBAO turpi dhe rezili per nje vend qe pretendon se po nderton ekonomine e tregut dhe po kerkon te hyje ne BE.
PO PSE DUAN SHQYPTARET TE EMIGROJNE TEK KAPITALI I LIG PERENDIMOR ATEHERE O FANATIKU ENVERIST, BEDRI ISLAMI?
Shko ne Korene e Veriut te Kimit se atje eshte vendi yt ku Demokracia Perendimore dhe Kapitali Privat eshte shpallur ARMIKU i popullit si ne Kohen e Qepes te Enverit dhe mos u jep mend studenteve shqyptare qe e duan Vatanin si Perendimi Demokratik dhe BE-ja antikomuniste,
O FANATIKU ENVERIST DHE ARKAIK, VIKTOR MALAJ!
Ti nuk je intelektual se nuk ke lexuar histori. Rokfeleri dhe korporata e tij ishte me e urryera ne Amerike sepse shfrytezonte pa meshire punetoret. Stanard Oil ishte monopol dhe i vendoste çmimet si te donte per tu pasuruar. Kjo ishte edhe aresyeja qe kongresi e zbertheu per te rritur konkurencen me ligjin antimonopol 1890.
Edhe presidenti Teodor Rusvelt ju qep kesaj kuçedre me shume koka dhe e mundi ate.
Mos moreee ! Po cfare ben ” o fanatiku enverist ” Viktor malaj ? Si e quan zgjebe ti kete ” intelektualin ” dhe ca te tjere si Sokrast Delja ? A e di ti kush jane ata ? Ata jane aq te zotet sa te hane mune, jo vetem ty por te gjithe lexuesve te Dites. Si guxon ti Viktor t’iu citosh atyre ish kryetarin komunist ” te bashkise se Nju Jorkut ? Pa, pa, pa ! Mos ua shaj kapitalizmin ketyre se keta, megjithese pleq te rrufupjeksur, jane gati te kapin pushken ( u ka bere thirrje Saliu ) dhe te bejne namin, domethene, te mos lene mut pa ngrene. A e shikon sa te mencur jane dhe si i ” dine ” me hollesi problemet historike te te gjithe botes, megjithese me zor dine te gjejne hyrjen e pallatit te vet. Prandaj, kujdes tjeter here kur te merresh me zgjebet. Besoj more vesh, apo jo ?
O sigurimsi i pa ndreqshem V Malaj.I bere nje snalize te holle kapitalit sipas Manifestit Komunist ne pjesen e pare. Ne pjesen e dyte shave e stershave keta pseodemokratet qe te perzune ty dhe ti sot si Gjyzja vjell vrer me te drejte o pa te drejte,po pse nuk thua nje fjale per 980 milion dollaret humbje qe nxorri sivjet Kontrolli i Shtetit nga qeverisje e mikut tuaj Edi Rames qe i perkedhelni bishtin.pse nuk i permend 460 milionet dollar qe ju fali ky miku i juaj Cekeve meCEZIN Shikoje mire ate foton perbri me ke eshte ky miku ijuaj me B Ulajn nje muaj perpara kur u lidh kontrata e unazes se re ku perlau 30%e zakonshem.Mose shit bythen per pese lek o Viktor
Problemi eshte se kapitalizmi shqiptar po jeton hapat e para primitive ku shoqeria ishte shume e prapambetur Kapitalizmi ka ligjet e veta qe nuk mund te lejoj ne nje shoqeri te zhvilluar nje korrupsion social kaq te madh, ku Politikanet shqiptar shiten si kapitalist me nje kapital te krijuar nga grabitjet ne syte e publikut me politikane qe buznesi i tyre, kapital eshte krijuar nepermjet droges dhe prostitucionit ! Ky nuk eshte kapitalizem
Kapitalizmi i krijuar nga droga eshte nje krim i madh social ! Eshte nje akt krimi ndaj shoqerise !
Ne Shqipoeri nuk ka Kapitalizem real ka vetm nje kapital ose Kap[italizem te krijuar nga Droga dhe Politikanet ordiner maskarenj shqiptar ! Keta jane grapitesit e Kapitalit keta jane rrenuesit e Kapitalit burimit kryesor te te ardhurave te shqiptareve ! Jane ndyressira !
Po po po, nje Kapitalizem i krijuar nga droga eshte nje kapitalizem rrenues te shoqerise, ky eshte problemi me madhor qe ka shqiperia ! Ne Shqiperi nuk ka ligje te kapitalizmit modern, por ka ligje te nje xhungle te madhe Afrikane ! Droga paaftesia intelektuale, ose intelektualizmi i krijuar me droge, me para me blerje diplomash, plagjature doktoratash ku 2ku profesoret” e Kapitalit japin leksone mbi ligjet kapitaliste ! Ha ha ha …
Shume qesharake ! Shqiperia eshte ne perpelitje midis Kapitalizmit modern dhe atij Primitiv, me ligjet e xhungles, pa konkurence te ndershme , pa kapital te bazuar nga PUNA !
Nje situate e till ku droga eshte burimi i kapitalit eshte nje shkatrim shume i madh i shoqerise ! Problemi kryesor qe ka Shqiperia jane POLITIKANET tranzicionit, qe hodhen bazat e nje KAPITALIZMI ME kjoska Maqedonase, qe ngriten Sitemin e PLEPAVE me kurse 6 mujore per te ngritur DREJTESINE !!
rezultatet e punes se POLITIKANEVE NE VITET 1990 dhane REZULTATET E PARA – NE
VITIN 1997
VITI 1997 ESHTE PIKE REFERENCE E KAPITALIZMIT PRIMITIV QE KRIJOJ POLITIKA DHE POLITIKANET RRUGAC SHQIPTAR !
E KEQJA ME E MADHE ESHTE SE SHQOERIA SHQIPTARE NUK KA ZENE MEND
NJE ORE E ME PARE DUHET TE LARGOJNE POLITIKANET AKTUAL TE INFEKTUAR NGA KAPITALIZMI PRIMITIV I KAPITALIT TE DROGES !
Kapitalizmi ka fazat e veta se pari ndertimin e DREJTESISE
PA DREJTESI NUK KA KAPITALIZEM !
Po, ç’u duhet kapitali kur nuk eshte mire Shqiperia dhe kur nuk eshte mire populli shqiptar, mireqenia e tij dhe kur po luhatet egersisht ekzistenca e pasardhesve te saj, e brezave te arte qe po vijne!!!…
DRENICA E KUQE
ne pergjithesi kapitali eshte uzurpim.. Ndryshon pamje, ndryshon veshje, ndryshon fytyre, por ne thelb eshte uzurpim. Keshtu ka qene e keshtu do te jete, biles kur i jep liri Kapitali vret.
Analize e sakte z. Malaj. Perfeksioni i ketij sistemi kapitalist, nuk ekziston ne asnje vend. Por, ne Shqiperi zhvillohet kapitalizmi i kohes se Al Capones ne amerike. Fakti qe ne Shqiperi nuk evidentohen te ardhurat per cdo individ, dhe abuzohet me taksat, e tregon kete gje. Kjo gjendje lihet qellimisht nga politikanet qe te mos I kape ligji per vjedhjet qe bejne. Shqiperia ka marre shembullin me te keq te sistemit kapitalist, dhe per kete fajtore eshte kjo klase politike. Duhen parti te reja, me njerez te ditur qe te ndryshojne gjendjen. Lind pyetja, perse nuk mblidheni ju dhe formoni nje parti te majte te re, e cila do te kete rezultate ne te mire te Shqiperise, dhe ti hidhni ne koshin e plehrave keta figura te diskredituara?
me vonese… po mire, pse ke frike ti, po te te quajten marxiste !?!? a don, ti viktor, t’ i luftosh kapitalistet dhe bijte e tyre ?!?! me cfare me…pordhe??? apo si thote marxi; me vote ose me…!!!! e di vete ti ….sepse me “edukate”, madje kristiane, ata s’marin vesh . apo me edukate …islamike ??? gjeje te pakten, ku citon islami; “duaje te afermin tend, si veten”?!? . madje u “revoltoke”, po te quajten …marxist ..pra je (ndoshta pa dashje) si ata analistet, qe ti vete, i shane . atehere…mundohu te gjesh ndonje variant te vlefshem, si ai i sali berishesh, por me sens te kundert . kur ai bene thirrje, te armatos kriminele kunder popullit, valle populli, nuk ka te drejte t’i pergjigjet me te njejten monedhe ‘? dhe atehere e shikon, se si hajdutet marin arratine dhe e dorezojne vete, mallin e vjedhur .
me vonese… po mire, pse ke frike ti, po te te quajten marxiste !?!? a don, ti viktor, t’ i luftosh kapitalistet dhe bijte e tyre ?!?! me cfare me…pordhe??? apo si thote marxi; me vote ose me…!!!! e di vete ti ….sepse me “edukate”, madje kristiane, ata s’marin vesh . apo me edukate …islamike ??? gjeje te pakten, ku citon islami; “duaje te afermin tend, si veten”?!? . madje u “revoltoke”, po te quajten …marxist ..pra je (ndoshta pa dashje) si ata analistet, qe ti vete, i shane . atehere…mundohu te gjesh ndonje variant te vlefshem, si ai i sali berishesh, por me sens te kundert . kur ai bene thirrje, te armatos kriminele kunder popullit, valle populli, nuk ka te drejte t’i pergjigjet me te njejten monedhe ‘? dhe atehere e shikon, se si hajdutet marin arratine dhe e dorezojne vete, mallin e vjedhur .
Kënaqësi gjithnjë të lexosh analizat që ju shkruani! Ju përgëzoj për vërtetësinë me të cilën pasqyroni realitetin jo vetëm shqiptar por botëror. Gjithshka që shkruani e prekim në jetën tonë të përditshme.E po të thanë marksist ta kesh për nder, se Marksi ka analizuar të vërtetën e shoqërisë kapitaliste, prandaj studjohet akoma në të gjithë botën, edhe pas 2 shekujsh teoria e tij mbetet aktuale. Faleminderit gazetës Dita që na sjell shkrime tuajat.
Intelectual
Shuqur si te kémi
God bless you!
Fort i nderuar Malaj!
Nuk eshte thjesht teresia e disa mendimeve parashtrimi juaj, por nje analize kompetente, objektive, e ndershme dhe aq e guximshme per kohen qe jetojme! Do te desha t’ju falenderoj, si lexues i perhershem i shkrimeve tuaja, ashtu si edhe nje qytetar i kètij vendi!
Por, mè falni (ka gjithmone edhe nje “por”!), nuk jam dakord me paragrafin e fundit tè shkrimit tuaj, ku denjoni t’i drejtoheni “kopukeve” hileqare, qe gelojne ane e mbane ne ambjentet politike e mass-media! Eshte interesi klasor i disa prej tyre, si edhe ai ekonomiko-banal (gazetaret e pacipe!), qe i orienton te llapin! Ndersa ata te kategorise se pare, edhe mund te justifikohen per qendrimin e tyre, aradha e dyte krejtesisht e pamoralte, eshte tejet e peshtire dhe nuk e meriton asfare vemendjen tuaj! Ky eshte edhe “por”-i im!
Me lejoni, i nderuar Malaj, te shpreh bindjen time se, me shkrimet tuaja, i sherbeni te vertetes dhe kjo ju dallon e nderon, sè tepèrmi!
Me gjithe zemer,
Sokol
Ja cfare shkruan Wikipedia per Kryetarin e Bashkise se New Yorkut qe citon enveristi Viktor Malaj:
“…Hylan mundi reformatorin John Purroy Mitchel në zgjedhjet për kryetar bashkie në 1917, duke rivendosur fuqinë e Tammany në Bashkinë e Qytetit. Hylan ishte kandidati i parë demokrat që mori një pjesë të madhe te votave të bazës së votuesve afrikano-amerikanë. Ai fitoi lehtësisht rizgjedhjen në 1921 por u mund për ri-nominim në 1925 nga Senatori i Shtetit James J. “Jimmy” Walker . Walker më vonë emëroi Hylan në gjyqësorin komunal. Si kryebashkiak, Hylan sulmoi kundër “interesave” dhe vuri në lëvizje ndërtesën e Sistemit të Pavarur të Metrosë , i cili më vonë do të bëhej pjesë e Metrosë së Qytetit New York. Më 30 dhjetor 1925, Hylan dha dorëheqjen nga detyra një ditë para mbarimit të mandatit të tij në mënyrë që të siguronte të drejtën e tij për një pension vjetor prej 4,205 $ nga buxheti i qytetit qe verteton tezen se populisti Hylan mendonte ne radhe te pare per veten se per Partine. Hylan kishte një reputacion të ulur te inteligjences personale qe nuk dinte te lidhte fjalite dhe kishte nofken si Hylani i i keq-folur. Sipas Robert Moisiut , Hylani kaloi pjesën më të madhe të fushatave për kryetar bashkie duke përdorur vetëm një fjalim thelbësor: Bente papushim thirrje për të mbajtur tarifën e biletave e metrosë me pesë cent në New York dhe ishte kundershtar kategorik i zgjerimit te saj. Herën e parë që Hylan u përpoq të mbante nje fjalim te ri, ai arriti kulmin me një idiotesi qe ka mbetur ne analet e Bashkise: “Unë bëj thirrje për rikthimin e frymës se vitit 1776” e frymëzuar nga Lufta Revolucionare Amerikane, por në vend që të mbyllte fjalimin me një notë të lartë patriotike, Hylani humbi kontekstin dhe lexoi numra dhe shifra pakuptim, duke thënë: “Unë bëj thirrje për frymën e një-shtatë-shtatë-gjashtë”. Në një histori tjetër të rrëfyer për mungesën e supozuar të inteligjencës dhe artikulimit të Hylan, pasardhësi i tij Jimmy Walker emëroi Hylan si gjyqtar të Gjykatës së Fëmijëve ne Queens. Kur gazetarja Alva Johnston pyeti Walker pse ai do të emërojë një handikap si Hylani në një gjykate amerikane, Walker u përgjigj: “Fëmijët tani mund të gjykohen nga kolegu i tyre”.
Perkthim nga: intelektuali
Viktori si burre i zgjuar qe eshte e ka nisur dhe bitisur artikullin fiks per te anatemuar sistemin kapitalist dhe kete e ka bere aq te dukeshme sa qe i ka paraprire duke kerkuar nga ne delet qe lexojme keto perla te tij ( a thua se ne nuk e dime qe edhe ky sistem nuk ka asgje te perbashket me nje sistem te se drejtes dhe barazise e cila per vete natyren ambicioze dhe te babezitur njerezore nuk mund te realizohet kurre ) te mos e kritikojme Z Viktor si perkrahes te sistemit te kaluar ,
Z Viktor sistemi I kaluar ne Shqiperi nuk kishte asgje te perbashket me rendin e ri qe kerkonte Marksi te vendosej ne vendet post kapitaliste , Komunizmi u vendos ne vendet qe nuk kishin klase punetore ( kushti kryesor qe kerkonte Marksi ishte qe komunizmi dihet te triumfonte ne vendet e zhvilluara kapitaliste ) pra ne vendet me te pazhvilluara si Rusia dhe Kina qe ne baze te popullsise se tyre kishi fshataresine injorante dhe te paafte per te kritikuar dhe perballur me te keqen ( kapitalin ) por qe ne natyren e saj ka pragmatizmin me shprehjen c me duhet mua , sepse ky eshte mentaliteti I injorances rurale ,
Kush nuk do ta deshironte utopine Komuniste te Marksit ( por jo te Stalin – Enverit & Co) qe kushdo te punonte sipas mundesise dhe te perfitonte sipas nevojave , bile ketu tek ne u tentua te krijohej edhe njeriu I ri , pa fe pa prone dhe I pa mbrojtur nga nje system drejtesie ( jo se ky qe kemi eshte I mire ) pra nje njeri I lene ne meshiren e fatit dhe te sigurimit te shtetit
Kush e ka haruar ate rregjim edhe mund te kete nostalgji ( mbase Z Viktor mundet te kete qene I privilegjuari I sistemit , kete nuk e di , por nga qendrimi I tij e besoj nese ko I kerkoj ndjese)
Nje njeri me 2 pare mend ne koke , por edhe I afte per inisiativa private ( sepse jot e gjithe jane te afte per kapitalizmin ) nuk e besoj se jane dakord me Z Viktor besoj se me te jane dakord ata qe ne Komunizem kane qene te privilegjuarit e tij dhe te tjeret qe per shume arsye nuk munden te integroheshin me kohen e sotme
Z Viktor na thote se ne duhet te dyshojme tek gjithkush mire e ka , por gjate zgjedhjeve ai mbante anen e PS dhe kurre nuk pa ndonje parti te re , QE MBASE NUK ISHTE PJELLE E KAPITALIT Prandaj nuk je i besueshem Z Viktor sepse njeriu nuk duhet gjykuar per ato qe thote por per ato qe ben dhe ju u bete pale me nje segment ( mbase me te korruptuarin deri tani) te KAPITALIT qe eshte PS
Viktori si burre i zgjuar qe eshte e ka nisur dhe bitisur artikullin fiks per te anatemuar sistemin kapitalist dhe kete e ka bere aq te dukeshme sa qe i ka paraprire duke kerkuar nga ne delet qe lexojme keto perla te tij ( a thua se ne nuk e dime qe edhe ky sistem nuk ka asgje te perbashket me nje sistem te se drejtes dhe barazise e cila per vete natyren ambicioze dhe te babezitur njerezore nuk mund te realizohet kurre ) te mos e kritikojme Z Viktor si perkrahes te sistemit te kaluar ,
Z Viktor sistemi I kaluar ne Shqiperi nuk kishte asgje te perbashket me rendin e ri qe kerkonte Marksi te vendosej ne vendet post kapitaliste , Komunizmi u vendos ne vendet qe nuk kishin klase punetore ( kushti kryesor qe kerkonte Marksi ishte qe komunizmi dihet te triumfonte ne vendet e zhvilluara kapitaliste ) pra ne vendet me te pazhvilluara si Rusia dhe Kina qe ne baze te popullsise se tyre kishi fshataresine injorante dhe te paafte per te kritikuar dhe perballur me te keqen ( kapitalin ) por qe ne natyren e saj ka pragmatizmin me shprehjen c me duhet mua , sepse ky eshte mentaliteti I injorances rurale ,
Kush nuk do ta deshironte utopine Komuniste te Marksit ( por jo te Stalin – Enverit & Co) qe kushdo te punonte sipas mundesise dhe te perfitonte sipas nevojave , bile ketu tek ne u tentua te krijohej edhe njeriu I ri , pa fe pa prone dhe I pa mbrojtur nga nje system drejtesie ( jo se ky qe kemi eshte I mire ) pra nje njeri I lene ne meshiren e fatit dhe te sigurimit te shtetit
Kush e ka haruar ate rregjim edhe mund te kete nostalgji ( mbase Z Viktor mundet te kete qene I privilegjuari I sistemit , kete nuk e di , por nga qendrimi I tij e besoj nese ko I kerkoj ndjese)
Nje njeri me 2 pare mend ne koke , por edhe I afte per inisiativa private ( sepse jot e gjithe jane te afte per kapitalizmin ) nuk e besoj se jane dakord me Z Viktor besoj se me te jane dakord ata qe ne Komunizem kane qene te privilegjuarit e tij dhe te tjeret qe per shume arsye nuk munden te integroheshin me kohen e sotme
T
SHQIPÉRIA në RREZIK ! SHQIPÈRIA në RREZIK !! SHQIPÈRIA nê RREZIK nga CaC Angjeli HAJDUT , KRRIMINEL , BANDIT , KUSAR , TRADHTAR , MASKARA dhe BATAKÇI i NDYRË !!! GRABITQARI dhe PLAÇKITÉSI Anastas Angjeli është RREZIK KOMBÈTAR !!!! CaC KORRUPSIONI lëviz lirshëm nëpèr SHQIPÈRI , me QINDRA dhe MIJÈRA VJEDHJE , GRABITJE dhe KRIME që i ka bërë SHQIPËRISË !!!! USA , FBI , DASH dhe NAVY SEAL duhet ti tregojnë vendin KRYEHAJDUTIT më FAMÉKEQ të EUROPËS KORBIT të ZI Anastas JEVGJIT Angjelit ⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖