Pasi një modele e shëndoshë me bikini u shfaq në revistën “Vogue”, pati një bum të madh të shitjeve të rroba banjove për gra dhe vajza me masë të madhe. Nëse njëherë e një kohë femrat e këtyre e masave vishnin rroba banje të trishtueshme, Gabi Greg ka realizuar një koleksion shumëngjyrësh me masa që shkojnë nga 45 në 54
Gabi Greg është një vajzë amerikane e cila ka një mision: të çojë përpara betejën kundër fiksimit të shoqërisë ndaj imazhit të trupit të modeleve shumë të dobëta. Vitin e Kaluar Gabi, në faqen e saj në internet “GabiFresh”, përdori për herë të parë termin “fatkini” që do të thotë bikini për vajza të shëndosha dhe në vijim lançoi në SHBA një linjë rroba banjesh për masat e mëdha.
Zonjusha Greg ka inkurajuar shumë gra që t’i lënë mënjanë pasiguritë dhe të veshin bikini pavarësisht kileve. Vitin e kaluar 25-vjeçarja fitoi një popullaritet të madh në internet pasi i ftoi gratë e të gjitha përmasave që të dërgonin fotot e tyre me rroba banje.
31 gra i dërguan zonjushës Greg disa foto të cilat u shfaqën në një ekspozitë ‘online’ të quajtur “Fatkini”. Vetë Greg me masë 52, publikoi aty disa foto të saj me bikini.
Në bashkëpunim me “Swimsuitsforall”, një prej kompanive më të mëdha të shitjes së rrobave të banjës në botë, ajo lançoi një koleksion bikinish me larmi ngjyrash.
“Pas gjithë entuziazmit që është krijuar rreth fatkinit vitin e kaluar, kam menduar të realizoj disa modele të tjera dhe kjo do të ishte mënyra më e mirë për vijuar me dallgën e suksesit”, u shpreh vajza.
Në një kohë kur modelet e “Victoria’s Secret” shihen si një ideal, zonjusha Greg ka marrë lëvdata të shumta për synimin e saj për t’u rritur vetëbesimin grave të të gjitha masave.
Dorina Gjuzi
