Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore njofton se muaji shtator ka regjistruar një numër shumë të lartë të aksidenteve, me 10 më shumë krahasuar me vitin e kaluar.
Janë konfirmuar 626 aksidente dhe situata më problematike mbetet në kryeqytet, ku numërohen plot 236 e numri më i ulët i tyre është regjistruar në Kukës me 8 të tillë.
Referuar shkallës se rrezikshmërisë, 23 kanë qenë me pasojë vdekje, 164 aksidente kanë qenë me rrezikshmëri të lartë për vdekjen, 275 aksidente me dëmtime, por jashtë rrezikut për jetën dhe 164 aksidente kanë qenë jashtë rrezikut për jetën.
Sipas QKUM-së në muajin shtator humbën jetën 23 persona. “Nga muaji në muaj, vihet re një rritje e numrit të aksidenteve rrugore. Duke shprehur shqetësimin për numrin në rritje të aksidenteve rrugore, Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore, vazhdimisht ju bën thirrje për respektim të rregullave të qarkullimit rrugor, pasi shifrat e aksidenteve janë vërtet alarmante. Ju lutemi të tregoni kujdes për veten tuaj dhe të tjerët!”- bën thirrje Urgjenca.
Aksidentet sipas qarqeve:
Tiranë: 236 aksidente
Durrës: 51 aksidente
Berat: 46 aksidente
Elbasan: 50 aksidente
Fier: 38 aksidente
Gjirokastër: 20 aksidente
Korçë: 42 aksidente
Kukës: 6 aksidente
Lezhë: 29 aksidente
Shkodër: 22 aksidente
Vlorë: 78 aksidente
Dibër: 8 aksidente
h.b/dita

Sepse duhen rrugë, jo gjoba
Rruge thote tuafi. Eshte geni debil qe mbartin 95 % e popullsise. Shpejtesia pershtatet me kushtet e rruges dhe motit. E mesoni ne autoshkolle, si ne te gjithe boten. Nuk duhen gjoba ne vlere parash por me goditje kamzhiku, si ne Arabi.
Duhen edukuar shqiptaret dhe sidomos te rinjte qe jane nje popull i paedukuar,gjaknxehte medjemedhenj,rrugace qe vrasin tjetrin per nje fjale goje. Asnjehere shqiptaret skane qef rregullat,pslere ato te qarkullimit. Duan vetem makina te bera me droge ferrari,land rover bmw etj etj dhe te dalin tek blloku per te shitur pordhe. Shikoni cfare kam une se ka njeri.
Forma kryesore e edukimit është puna vëlla, puna, mirëpo allbania urupiane është koloni, nuk është fare rastësi për gjëra të këqija kryesojme listën, për gjëra të mira andej nga fundit
Ngaqe kemi rruget me te shtrenjta ne bote, prandaj. I ben Ramuti 1 miliard 1 kilometer, dhe nuk i ben dot me 4 korsi, dhe nje ne mes per kthim, po i ben me 1 korsi e gjysem, te te perplasen mire me njeri tjetrin.
Po ti o kafshe-ri, ku ben pjese ?Nuk ka mundesi o kafshe qe 95% e popullit qenkan debila kurse ti me ate 5 % e kafsheve qenkat njerezit qe na tregoni kulturen.E vetmja zgjuarsi e jotja eshte qe te shesesh menderen pushtetit per nje pjate supe sepse nuk jeni te afte per asnje pune tjeter.
Une bej pjese ne kategorine e atyre qe kane 30 vjet qe jane larguar nga ai vend. Bej pjese ne kategorine e atyre qe nuk kane votuar asnjehere.ne ate vend. Bej pjese ne kategorine e atyre qe u qan zemra per ate vend. E more vesh o Torre bytha ?!