Bilanc i rëndë i aksidentit në Shkodër, 2 të vdekur e 7 të plagosur

Dita

Një foshnje 8-muajshe dhe i ati i saj janë viktimat e aksidentit tragjik që ndodhi  sot në aksin rrugor Shkodër-Velipojë.

Kanë mbetur të plagosur 7 persona, 3 prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë. Në aksident janë përfshirë një mjet ‘Alfa Romeo’ dhe një ‘Fuoristradë’.

Në mjetin ‘Alfa Romeo’ udhëtonte një familje me 5 anëtarë, ndërsa në mjetin tjetër dy udhëtarë. Të plagosurit janë drejtuesi i mjetit ‘Alfa Romeo’, Mondi Gjergji, bashkëshortja e tij dhe 3 fëmijët.

Në mjetin tjetër tip ‘Fuoristradë’ u plagos drejtuesi Sokol Muja së bashku me një tjetër person. Të plagosurit janë drejtuar në spital për ndihmë mjekësore.

Forcat policore vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

s.a/dita

Share This Article
1 Comment
  • O gazetarauce tjerrës leshi!!!!!
    Si pe pse ndodhi ajo perplasje???????
    A eshte puna e juaj thjesht registrues morgu!!!!!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *