Bilanci i të ikurve nga drejtësia përpara përballjes me Vetingun

Bora Basholli

Gjykata e Lartë mban rekordin për numrin e anëtarëve të vetëlarguar nga sistemi i drejtësisë, për të evituar kalimin në skenarin e trefishtë të Vetingut, për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale.

Nga 17 anëtarë që kishte kjo Gjykatë, vetëm Ardian Dvorani arriti të kalonte me sukses Vetingun, çuditërisht i vetmi që në janar të vitit 2012, votoi kundër pafajësisë së Ilir Metës.

16 anëtarët e tjerë, të cilët posedonin mbi 10 milionë USD pasuri të deklaruar, ose u shkarkuan nga detyra për pasuri të paligjshme dhe lidhje me krimin, ose u vetëlarguan nga sistemi për t’u mos u përballur me Vetingun.

Vetëm gjatë javëve të fundit janë vetëlarguar nga sistemi i drejtësisë pesë ish-anëtarë të Gjykatës së Lartë, duke refuzuar të shërbenin në Gjykatën e Apelit. Ata janë Arjana Fullani, Aleksandër Muskaj, Andi Çeliku, Evelina Qirjako dhe Guxim Zenelaj.

Që të pestë mund të qëndronin në detyrë edhe pas mbarimit të mandatit, deri kur të zëvendësoheshin.

Edhe pas dorëheqjes, sipas ligjit, anëtarët kishin të drejtë të emëroheshin gjyqtarë në Gjykatën e Apelit, por ata sërish nuk kanë preferuar të shërbejnë më në drejtësi.

Më parë, dha dorëheqjen nga drejtësia edhe Mirela Fana, ish-anëtare e Gjykatës së Lartë, bashkëshorte e Neshat Fanës, i cilësuar si avokat i Sali Berishës, shkruan Shqiptarja.

Llalla dhe Fusha  

Llalla, i përfshirë në listën e zezë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe nën hetim për pastrim parash, përzgjodh me anë të shortit për t’iu nënshtruar Vetingut në 6 nëntor të 2017.

Në 24 janar të 2018, Llalla i ka çuar një shpresë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke e vënë në dije se nuk është më kryeprokuror dhe nuk bën pjesë në listën prioritare për t’iu nënshtruar drejtësisë. Por, KPK e ka informuar Llallën se procesi i rivlerësimin ka nisur që në momentin e deklarimit të pasurisë.

Në datën 10 shkurt të 2018, Llalla paraqiti dorëheqjen tek Presidenti, duke u vetëlarguar nga drejtësia.

Ndërkaq, edhe Petrit Fusha, ish-kryeprokuror i Tiranës, dha dorëheqjen në 28 shkurt të këtij viti, pasi në ishte njohur me rezultatin e verifikimit.

Fusha e ka dhënë dorëheqjen një ditë pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i ka dërguar rezultatet e verifikimit si dhe i ka kaluar barrën e provës për të provuar të kundërtën e konstatimeve të KPK.

Konkretisht, KPK i ka dërguar rezultatet e verifikimit më datë 27 shkurt të 2019, ndërsa Petrit Fusha ka paraqitur dorëheqjen në datën 28 shkurt të 2019.

Erlindi Basha

Erlindi Basha, vëllai i kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, është zyrtari i dytë që ka dhënë dorëheqjen, duke evituar përballjen me Vetingun.

Erlindi Basha dha dorëheqjen si ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë në 24 tetor 2016. Ndryshe nga Adriatik Llalla dhe disa gjyqtarët, vëllai i kryetarit të opozitës, nuk ka pritur fundin e betejës ligjore të Partisë Demokratike dhe një grupi gjyqtarësh kundër ligjit të Vetingut në Gjykatën Kushtetuese, për të dhënë dorëheqjen.

Basha është larguar nga sistemi një muaj pasi ligjit i Vetingut është botuar në Fletoren Zyrtare, për rrjedhojë brenda afatit tremujor të parashikuar.

Ligji është botuar në Fletoren Zyrtare në 23 shtator të 2016, ndërsa Basha ka paraqitur dorëheqjen tek presidenti në 24 tetor të 2016. Kjo lëvizje ka detyruar komisionin e Vetingut të ndërpresë verifikimin e trefishtë për vëllain e Bashës.

b.b. / dita

Share This Article
13 Comments
  • Eh ju shofte rraca te gjitheve ju hajduteve ,qe e kini terhequr zvarre kete milet .
    O Luli tani vazhdo protestat ,pse eshte larguar vellai i jot ( “i ndershem ,ka kuj ti ngjaje ) Merrini e futini ne site te gjithe keta hajdute alabake anti shqiptare dhe sekuestrojani pasurine e vjedhur ,dhe ti coni simbas ligjit ne Rec te Shkodres.

  • Epo c’dreqin ka Europa qe nuk hap negociatat. Ja shikoni, te gjithe u vetelarguan. Tani mos prisni qe te vetearrestohen apo vetekonfiskohen pasurite e vena ne menyre te paligjshme.
    Vari leshte…

  • Sekuestrim pasurie dhe denim me burg, sipas volumit te vjedhjes. Kjo duhet bere, ka ndonje burre qe e ben ???? Keshtu behet shteti ligjor. Ne te kundert parat e vjedhura do ti shpenzojne neper rezorte me 5 yje neper bote.. E cfare fitoj shteti e populli nga kjo ???

  • Epo sa shumë i ka prekur “shqiptarët” e kanadasë largimi i këtyre nga sisistemi i drejtësisë ! Lêre lëre, janë vrerosur ! Kanë filluar me ato “anonimet” e jovan bregut dhe i hedhin poshtë dyerve të botës! Ja per kêta do thënê : më mirë djepi bosh… o Shqipe !

  • Po si ka mundesi qe bandat si media ashtu dhe drejtues te tjere flasin per drejtesi.
    1. A mund te flasi Ulsi manja i cili ka punesuar fare e fis ne institucione…ky eshte pasterti drejtesie…
    2..a mund te flasi per drejtesu fatmir xhafa qe vene neper institucione servila dhe rrugeqer qe dergon cdo nate informacion ne zyre ke etc..si psh…ministria e drejtesise sekretare e tij dhe informon sa rrugace ka emereruar dhe ai pelqen tij…genta tafa bungo…qe me emer fatmir xhafes thot do te shkarkoj gjyqetare per pasaktesira dhe njerezit e xhafes si artur malaj me korruptuari kalon me vila ne emer sekretares dhe bandat e kusherive te tij….yllka banushi keshilltare onm qe influencon per shkarkimin e gjyqetareve te ndershem vetem e vetem per te mbajtur urdhat e fatmir xhafes dhe vasilika hysi qe vendosi si dashnore e xhafes…po pse kjo eshte drejtesi….a e dini te dashur lexues dhe komentues se anetari i kpk olsi komici eshte prokurori per korrupsion dhe sot gjykon drejtesin me taulanta ballash etj…po pse kjo eshte drejtesia…duke shkarkuar profesionistet dhe per te mbajtur te paaftet qe neser ti ken nenkontroll…po ky shkelqim ganaj nje ordiner qe vendos ryshfet subjektet dhe nje paloco qe emeron kusherire ne institucion sic eshte inspektor bledi mile..po ky shkelqim ganaj qe ka bashkeshorten jeton ne hollande me ryshfet qe merr ne institucion me inspektor arber bashollo…po kjo eshte reforme drejtesi…te dashur njerez keto duhet te te pastrohen shkelqim ganaj duhet te kontrollohet dhe shkoj burg per veprimet qe kryen ne institucion qe ka kthyer ne berdello ….kjo eshte reforma e re…kjo eshte reforma fatmir xhafa…olsi komica..shkelqim ganaj genta tafah bungo apo yllka banushi…keto jane ndyrtesirat qe raporton tek banditi dhe krimineli fatmir xhafa

  • Keta qe ikin ku vene ?! Kush i pret andej nga vene ?! Kush i ndihmon qe te ikin ? Mos jane ” vellezerit ” e diversanteve te djeshem ..?!Po shteti ku eshte ?!Mos jane te gjithe te organizuar , vendin per ta shkaterruar ..?!

    • Keta qe ikin behen avokate .Ne kete menyre duke patur shoket ne gjykate e prokurori ,fitojne gjyqet e mbushin serish xhepat.

  • U larguan vete, apo dhane doreheqjen, o u dhjeva rracen injorantet e Dites
    Ca te mos behesh hajdut ketu ne kete vend me injorante te ngulur ne detyren ku gjuha standarte duhet te jete shembull per te gjithe.
    U vetelarguan, u dorehoqen
    Idioter, ku i keni psonisur keto folje..
    Largoj trajta aktive, u largua-pesorja.. vetelarguan…debila

  • 100% e faktuar me prova shkresore si dhe audio.

    1. OPGJ. Shpetim Karakushi.
    2. Prokuror Julian Zonja.
    3. Gjyqtar Artan Gjermeni.
    4. Gjyqtar Albert Mece.

    Etj persona te cilet do ti denocoj sapo te filloje pune SPAK.

    Keta persona Jane te lidhur me grupe kriminale me rezikshmeri shume te larte shoqerore dhe ne menyren me flagrante duke injoruar cdo fakt juridikisht te ligjshem…mua personalisht me kane bere presion per te paguar tek te fortet shumen 100.000$ sepse paskam biznes dhe qenkam gjobitur nga te fortet… Shperim Karakushi se bashku me Julian Zonjen me kane kercenuar ne tel se nese nuk paguaj shumen qe me kane caktuar te fortet ne si prokuror dhe gjykate te rrasim ne burg… dhe kur une ju kam thene ne tel se keshtu mund te flasin vetem njerez te inkriminuar…keta njerez qe perfaqesojne light ne Shqiperi me kane thene shprehimisht…Lerei llafet por paguaj gjoben o palle se do shkosh ne koker te burgut se ketu eshte Shqiperi dhe nuk na rruhet se ke apo nuk ke te drejte ti..Keto fjale mi ka thene OPGj Shpetim Karakushi dhe kete dosje kariminale fillim mbarim mashtrim e ka perpiluar Prokuror Julian Zonja. Dhe kete krim e kane vulosur Gjyqtaret Albert Mece dhe Artan Gjermeni etj.

  • Në atdheun e hajdutëve,ai që jep dorëheqjen nga hajdutlliku,
    është hajdut i ndershëm dhe zgjidhet kryetar i komisionit të vetingut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *