Bilanci i zjarreve, 50 ha pyll u dogjën në Shëngjin

Bora Basholli

Zjarri i pak ditëve më parë në malin e Shëngjinit dogji rreth 50 hektarë pyll me pisha e shkurre ndërsa rrezikoi zonën e banuar. Bilanci bëhet i ditur nga Emergjencat Civile pranë Prefekturës pas verifikimeve të kryera në terren. Gjatë gushtit në të gjithë qarkun e Lezhës u shënuan 41 vatra zjarresh. Ndërkohë prej pesë ditësh mbetet problematike situata në Delvinë e Finiq.

50 hektarë pyll u dogj në malin e Shëngjinit nga zjarri që rrezikoi për disa ditë edhe banesat veçse shkaktoi dëme të konsiderueshme në kurorën e gjelbër të zonës turistike.

Zjarri i Shëngjinit sipas Emergjencave Civile ishte më vështiri nga 41 vatrat e regjistruara në të gjithë qarkun gjatë muajit gusht ku u dogjën mbi 70 hektarë pyje e toka.

Dëmi më i madh në këtë periudhë është zjarri në malin e Shëngjinit për vetë natyrën turistike. Një dëm i madh për mjedisin dhe turizmin” tha Ndrek Mhillaj

Policia arrestoi dy persona të dyshuar për zjarr-vënien në malin e Shëngjinit, të cilët gjykata vendosi të hetohen në gjendje të lirë.

Ata mohuan akuzat, por ekspertët janë të bindur se zjarri ishte i qëllimshëm ose nga pakujdesia.

Po të shikosh kohën, sidomos në Shëngjin, në orën 22:30 nuk mund të flasim për zjarr natyror” u shpreh Mhillaj

Ndërkohë prej 5 ditësh mbetet shqetësuese situata nga zjarret në Delvinë e Finiq, ku flakët kanë shkrumbuar dhjetra hektarë pyje dhe kanë djegur dy shtëpi në fshatin Kardhikaq.

Autoritetet saktësojnë se shtëpitë e djegura ishin të pabanuara, po ashtu edhe disa godina  pa funksion të ish-kooperativës.

Aktualisht aktive janë disa vatra në shpatin e malit Sopot, për të cilat zjarrfikësit shprehen se për shkak të terrenit po i luftojnë me pompa krahu.

Ditët e fundit të gushtit kanë shënuar shtim të rasteve të zjarreve nga veriu në jug.

Pjesa më e madhe dyshohen zjarr-vënie të qëllimshme ndaj policia thotë se po punon për të vënë pa përgjegjësisë autorët.

 

 

b.b/dita

Share This Article
1 Comment
  • Amani o burra ,vetem tek GJIRI i LAZIT te mos bjere zjarr me gjithe se jane me roje 24 oreshe nen stop .Ruhani vilat e pinjolleve politike, qe i kane ndertuar ne troje te vjedhura. si ne mall te babes .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *