Në 24 orët e fundit, në Itali, kanë humbur jetën nga koronavirusi 651 persona. Ditën e djeshme, numri i viktimave ishte 793.
Ndërkohë, 46 638 është numri i të prekurve në vendin fqinj.
Lajm ngushëllues është fakti se këtë të diel janë regjistruar 3,957 raste të reja nga 4800 që u shënuan një ditë më parë.
Numri total i të prekurve nga Covid-19 në Itali, përfshirë viktimat dhe të shëruarit, është 59 138.
Të dhënat e reja i bëri me dije komisari i Emergjencave, Angelo Borrelli.
Mbi 7000 është numri i të shëruarve nga koronavirusi në Itali.
e.k. / dita

Ne numrin e djeshem te te vdekurve, rreth 800, sic tha vete ai komisari italian, perfshiheshin edhe te vdekur qe mund te mos ishin prekur nga corona-virus. Sepse nuk ishte patur mundesi te testoheshin te gjithe! Kujdes me shifrat ju te mediave, si te vendit edhe te jashteme!
Jam shumë kurioz për krahasimin me vdekjet e njëjtës periudhë vjet Italia