Bilardo: Messi është gjeniu i Argjentinës

anazapta

Menaxheri i Përgjithshëm i kombëtares së Argjentinës, Carlos Bilardo foli në një intervistë për sfidën gjysmëfinale mes “La Selecion” dhe Holandës. Fillimisht ish-trajneri i përfaqësueses “Albiceleste” analizoi Botërorin e deritanishëm të Argjentinës si dhe foli për mundësitë që ka kjo kombëtare për të fituar për herë të tretë në historinë e saj Kupën e Botës.

“E rëndësishme në radhë të parë ishte të mbërrinim në gjysmëfinale. Mendoj se ekipi është në një gjendje të mirë. Është normale që të ketë edhe ndonjë dëmtim por këto gjëra ndodhin në një Kampionat Botëror. Futbollistët kanë fituar besim në vetvete dhe kjo është diçka pozitive. Tashmë na pret një ndeshje akoma më e vështirë se ajo përballë Belgjikës megjithatë unë jam optimist dhe duke parë formën që po kalon skuadra mendoj se mund të fitojmë. Holanda rival i vështirë? Të gjitha skuadrat janë shumë të forta, më kujtohet kur u hodh shorti për Botërorin Itali 1990, na ra në grup Kameruni dhe të gjithë thanë çfarë fati që ka Argjentina, më pas ne humbëm përballë kombëtares afrikane”, tha trajneri i Argjentinës.

Shpresat e argjentinasve për të triumfuar sërish në një Kupë Bote janë të varura të gjitha tek Lionel Messi. Por si sheh Bilardo kapitenin e “La Selecion” dhe a mendon ai se 27-vjecari mund të udhëheqë Argjentinën drejt suksesit final sic bëri Diego Armando Maradona 28 vite më parë? “Messin e shoh gjithmonë e më mirë. Si për të gjithë futbollistët e mëdhenj edhe për të do të vinte momenti që pas sukseve të shumta të shijonte edhe shijen e humbjes, i referohem këtu sezonit të mbyllur pa asnjë trofe me klubin e tij Barcelona. Unë mendoj se Messi është një gjeni dhe ai mund të udhëheqë kombëtaren tonë drejt suksesit final në këtë Botëror. Ashtu si Maradona dhe Pele edhe ai bën gjëra që kundërshtari nuk i pret aspak. Megjithatë mendoj se Messi dhe Maradona janë futbollistë të ndryshëm e përbashkëta e tyre është se e marrin çdo gjë me gëzim dhe alegri. Askush nuk e vë në dyshim faktin që Messi aktualisht është futbollisti më i mirë në Botë”, theksoi Bilardo.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *