Atletik Bilbao e ka shtyrë festën e Barcelonës, me të cilën ka barazuar me rezultat 2:2, në ndeshjen e zhvilluar sonte. Vendasit kanë kaluar në epërsi në minutën e 27-të falë golit të Susaetas, ndërsa inkuadrimi në lojë i Lionel Mesit në pjesën e dytë, e ka ndryshuar rrjedhën e lojës.
Ylli argjentinas i ka barazuar shifrat në minutën e 67-të, ndërsa Aleksis Sançez i kaloi katalanasit në epërsi në minutën e 69-të. Kur të gjithë prisnin fitore të skuadrës së Tito Vilanovas, Herrera i vendasve e barazoi rezultatin në minutën e 90-të.