Përgjimet: Avdylaj, drejtorit të UKD: Më jep listat, duhet me i qeth

J L

Gazeta gjermane “Bild” ka publikuar sot një seri përgjimesh të reja mes  Astrit Avdylaj, kreun e Bashkisë Durrës, Vangjush Dakon, si dhe me zyrtarë të Partisë Socialiste.

Në këto përgjime flitet për votat në zgjedhjet e 2017-ës ndërsa Astrit Avdylaj duke i kërkuar Ivo Doçit, drejtorit të UKD listën e punonjësve, sipas tij që janë mbështetës të PD, të cilëve përmes presionit të vendit të punës duhet të votojnë për PS.

Përgjimet:

Astrit Avdylaj: Mirëmbrëma, Astriti jam si ia cove?

Drejtori i UKD: Astrito si je?

Avdylaj: Isha cik te ai në Durrës, me Arbanën dhe nesër kur të kesh kohë ti du me fol cik, me pas listën që ke kundër dhe atë të PD, të gjithë emrat që ke kundër

Drejtori i UKD: I kam nda unë i ke gati komplet i kam bërë më parë

Astrit Avdylaj: Kur të kesh kohë, duhet me i thirrë që ti tundim nga një cik, o te puna o të na japin votën, o të ikin te shpia

Drejtori i UKD: I kam nda unë, komplet, edhe kush ka qenë në punë

Astrit Avdylaj: Duhet me i qeth me një fjalë se duhet

Drejtori i UKD: Patjetër

Avdylaj: Mirë pra, na fal

Drejtori i UKD: Ca thu mo burrë, natën…

j.l./ dita

Share This Article
9 Comments
  • Pse nuk del te pergenjeshtroje keto pergjime ” fallco” si puna e Babales ?!

    • Dako nuk eshte gjekundi. Ku eshte Dako ne pergjimet? Kush nuk punon qe tju mbushe mendjen njerezve qe te votojne per partine e tyre? Ketu nuk ka asgje komprometuese. Keta njerez qe keta i quajne kriminela jane njerez te lire qe kane bindjet e tyre politike. PD dhe LSI ka shume nga te njetit kontingjent. Madje PD duhetv te jete ne vend te pare per nga numri i huliganeve qe punojne per te. Perfundimisht pordh me rigon. Si mund te kontrollosh lirine e personit? Keta njerez jane te lire te votojne si te duan. Nje tjeter pyetje eshte se kush i provon qe njerezit qe flasin jane ata te vertetet? Kush e provon qe ai qe flet eshte Astriti apo Drejtori i UKD-se. Duhet Prokuroria te provoje nese vertet ka pasur presione ndaj atyre njerzve dhe nese keta ne telefon nuk jane babale por njerez te vertete. Keto CD me pergjime mund te jene te bera ne zyra te Rusise dhe Serbise per tju dhene dore shqupistave te hedhin shashka.

  • Sa turp .Cfare pazari i piset .Nuk jane muhabete per te miren e shoqerise keto telefonata ,por per interesa personale ne kurriz te popullit fukara ..Ju luem tme kuptoni drejt , nuk jam dhe sdo te jem as edhe nje here i PD ,binjakja e PS dhe e LSI .Me dhune perfitojne i bejne presione , per ti hequr nga puna , me keq se ne kohen e diktatures Enveriste .Qe fatkeqesisht eshte e njejta bande .Mjere populli .

  • Edvin D’Rama duhet te takonte ne Mars me Kryetarin e Komisionit per çeshtjet Europiane ne Bundestag, Günther Krichbaum,
    per hapjen e negociatave me BE,por nga turpi per ate qe kishte ndodhur me pare me politikanin gjerman,dergoi Gent Cakajn
    ne Berlin.Por me publikimin e audiopergjimmeve te banditeve te”rilindjes”ne Gjermani,Edvin D’Rama nuk besoj se do te shkeli
    më atje.U hoqen maskat,ky eshte edhe fundi i demagogut zhgarravites

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *