BILD pritet të nxjerrë 10 përgjime të reja për Ramën?

redaktor

Sipas portaleve afër opozitës gazeta gjermane Bild pritet të publikojë përgjime të reja.

Këto portale shkruajnë se bëhet fjalë për 10 biseda të tjera me protagonist kryeministrin.

Kreu i PD tha sot pasi doli nga Prokuroria se “do plasin skandale të reja” në 24 orët e ardhshme.

Vetë kryeministri ka pranuar përgjimet dhe thotë se janë biseda “të nxjerra nga konteksti”, të cilat ai do t’i bënte prapë.

d.a. / dita

Share This Article
9 Comments
  • Zgjidhja është Sandër Lleshaj kryeministër dhe ministër i brendshëm!

    Kështu të nxjerrin mësim edhe ata që donin të përhapnin ligjin 7501 në Kosovë, duke luajtur me kufijtë.
    Mendoni se kjo është bërë nga “Bildi”?
    Ardhja e Frontex-it në Shqipëri u tregoi të paudhëve se nuk janë në gjendje të ruajnë kufirin e tyre. E të mendosh se këta po kërcënonin Europën me luftë, duke folur fshehtazi për kufijtë me Vuçiçin.

    Administrata e PS-së dhe partive të tjera ta sjell shpirtin në majë të hundës për paaftësi dhe korrupsion nëse ke të bësh për çështje pronash, kur të kanë zaptuar pronën. Zaptuesit nuk i bëjnë gjë sepse u sjell vota.
    Kjo administratë do të fliste për kufijtë?!

    Ditët e fundit Merkeli takoi Haradinajn dhe Zaevin, por askush nuk foli përse nuk e takoi Ramën!

    Administrata e SHBA-së e ka kuptuar tashmë, nuk ka sjellë ambasador në Tiranë. “Politikanët” në Tiranë marrin vesh vetëm drurin dhe jo diplomacinë.

    E harruat se atasheu në Ambasadën Amerikane kur foli për Reformën në Drejtësi, la të kuptohet se pas saj është US Army?!

    Shfaqjet me djegie shkollash dhe gjoja përplasjesh popullore, nuk mashtrojnë askënd!

    Kështu është gjë e mirë që i kanë shpallur luftë SHBA-së, sepse këtë herë kanë për ta zgjidhur çështjen me dru!

  • Kot per bisede….kryeminstri kercenon per nxjerrje te sekretit hetimor .Por vete kryeministri nga e di qe eshte i rregjistruar dhe flet me bindje qe ato biseda do ti beja prap ??
    Apo ” Bild” para se ti botoj ja tregon kryeministrit se Arta Marku nuk ka asnje shans te informoj kryeministrin !!
    Eshte e pavarur ajo !!

  • Edhe ju o DITA nuk mbeteni pas gazetes Fahros dhe portalit te Qim Pekes. Turp e faqja e zeze kur pergjimet e fshatarit Basri Collaku te ambalazhuara me celofon europian kerkoni ti shisni si te Gjermanise.

  • Jo 10 por edhe 1000 te nxirrni populli yne i ka dhene besen Edi Rames dhe nuk luan nga vendi.
    C’rendesi ka demokracia kur cdo 2 vjet marrim 2000 leke, nje thes miell, dy sufllaqe dhe premtimin per punesim te nuses se djalit apo te nipit ( po te jete bionde ).

  • Kam verifikuar personalisht audio/pergjimet e botuara nga Bild, duke i bere nje traskriptim integral, rezultati, botimi i bisedave te pergjuara, bere nga Bild eshte nje manipulim i vertete i traskriptimit origjinal dhe besoj qe ky do te jete nje problem i madh qe Bild duhet te argumentoje dhe jape llogari para nje gjykate ne Gjermani, ne rast se Rama apo dikush tjeter do t’i padise ata per shtremberim te permbajtjes ne fjale.
    Problemi i madh qe do plase ne Shqiperi eshte ai i pergjimeve, kush ka pasur kurajon te pergjoje Kryeministrin e vendit, njekohesisht edhe kryetar i koalicionit te majte? Siç dihet pergjimet jane te rregulluara me ligj, prokuroria sipas ligjit i kerkon gjykates fillimin e pergjimeve ndaj X subjekti, duke bashkengjitur prova ne te cilat del qarte qe ai subjekt kryen nje krim.
    Interesant eshte fakti qe ka nje 6 vjet qe opozita e sotme nxjerr pergjime si me qene Kryeprokuroria e vendit, ky eshte fenomeni me anomal, tregues absolut qe drejtesia dhe policia kane qene sherbyes te devote te kriminelit, vrasesit e tradhetarit te kombit, SALI MALOK BERISHA.
    Mjafton ky fakt, per ti hedhur ne koshin e plerave te gjitha pergjimet e paligjshme qe na servir Shqupi i Babales.

    • Do t’iu tregojme kush ka vesh ne Tirane?
      Ambasada e rusise, ambasada e serbise, ambasada e kines, ambasada e amerikes, ambasada e Frances, ambasada e anglise, nato etj etj
      Sicili ka pergjime per ju sot ! Plot .
      Pse nuk va qesim publik eshte tjeterpune! Pra mos kujtoni se mundeni me mashtru e aq lehte!
      Problemin cdo here dihet me kap jo prej publikut dhqiptar po prej publikut nderkombtare: sa do kene fytyre keto ambasada para publikut te tyre me mbuluar horrelleqet e politikaneve tone! Sa do luajne me dignitetîn e shtetit te tyre! (Se per dignitetin e Shqiperise s’pyet askkush)

    • “Ja dhe Profesor-Doktorr Monteskie na i mbushi mendjen” !!!!!!! O zot mos ja fal mekatet se ata dine se ç’bejne. Fajin gjithmone e ka Saliu , ndersa Luli po baltoz Shqiperine !!!!! Po Rama ? Po ja zbardh faqen Shqiperise !!!! O turp ku e ke skuqjen ?????

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *