Mendohet, që gjatë qershorit të vitit të ardhshëm, Franca të ngjyroset kuqezi nga tifozët e shumtë shqiptarë, të cilët do të ndjekin dhe mbështesin Kombëtaren në finalet e Euro 2016-s.
Mirëpo sigurimi i biletave, për të ndjekur ndeshjet e Kombëtares sonë gjatë finaleve, do të jenë një “kalvar” i mundimshëm për tifozët kuqezinj, kudo që jetojnë, në Shqipëri dhe jashtë saj.
Dihet paraprakisht, se FSHF-ja do të ketë në dispozicion të saj, jo më pak se 6000 bileta për tifozët kuqezinj në çdo ndeshje ku do të luajë Shqipëria.
Ky numër mund të rritet, pasi UEFA ka përcaktuar, që çdo federatë do të përfitojë 16% të të kapacitetit të çdo stadiumi, ku do të luajë përfaqësuesja e saj.
Për to duhet të aplikosh në faqen e UEFA-s në internet, pasi biletat do të shiten on-line, nëpërmjet një procedure që kalon në disa etapa, që të kushtëzojnë të jesh i kujdesshëm përpara kompjuterit.
Pas hedhjes së shortit, më 14 dhjetor, mund të aplikosh edhe me ndeshje të përzgjedhura, me parakushtin e pronotimit të vetëm 4 biletave.
Problemi i vetëm për t’u pajisur me një biletë për ndeshjet e Kombëtares sonë, sipas UEFA-s, e cila është organizatorja e këtij eventi dhe merret me shitjen dhe shpërndarjen e tyre, është pasaporta shqiptare, çka mund të penalizojë kuqezinjtë e Kosovës dhe të Maqedonisë.

O DITA! Mos i beni reklame ketij flamuri me “shqiponje” – sorrë!!!
Qeveria duhet qe urgjentisht te ndaloje qarkullimin e ketij flamuri-lecke!
Ne e kemi shume te bukur flamurin tone zyrtar, nuk kemi nevoje per shkarravitje te tij.
Kjo foto eshte bere me te me njerzit qe blidhte k.spahiu per 100 vjetor ky flamur eshte turpi jone gazetat nuk duhet ta botoje kryeredaktori nuk duhet ta lejoje qe gazetaruce te perdorin kete flliqesire flamur duhet te nderroni foton e shkrimit.
O Shteti Shqipetar ku je?????????
Kudo po shohim qeleshet e bardha me shkabe,peraonifikimi I ballistave ne Luften Nac-Clirimtare.Tani gazetat po botojne edhe lloje-lloje tipa flamuresh me sorra e laraska te zeza,q
Franca të ngjyroset kuqezi nga tifozët e shumtë shqiptarë………..
kjo fjali eshte qesharake ose absurde se nuk mund te vishet franca me te kuqe nga 6 mije- apo 7 mije shqiptare neper stadiumet me kapacitet 50-60 mije spektatore !!!!shkruani realitetin dhe hiqni dore nga mburrjet !!!