Bill Gates ka një paralajmërim tronditës: Kjo sëmundje mund të vrasë 30 milionë njerëz në 6 muaj!

a.k.

Bill Gates thotë se fondacioni i tij është duke ndihmuar familjet anë e mbanë botës të dalin nga varfëria e skajshme dhe bota është duke u përmirësuar në eliminimin e sëmundjeve si polio dhe malaria.

Por miliarderi shton se është një aspekt ku bota nuk është duke shënuar progres të mjaftueshëm: gatishmëria pandemike.

Gates ka prezantuar një stimulim nga Instituti për Modelimin e Sëmundjeve, i cili ka zbuluar se një grip i ngjashëm me atë që ka vrarë 50 milionë njerëz në vitin 1918 mund të shfaqet gjatë dekadës së ardhshme dhe mund të vrasë 30 milionë persona brenda gjashtë muajve.

Edhe Melinda Gates, gruaja e Bill-it, ka thënë se kërcënimi i një epidemie globale, qoftë nëse krijohet artificialisht apo në mënyrë natyrale, mund të jetë rreziku më i madh real për njerëzimin.

k.a. / dita

Share This Article
2 Comments
  • NUk i mbrojne dot njerezit nga semundjet dhe uria as Bill gattes e as ndonje milardier tjeter ne kete sisitem. Ky eshte ndertuar i tille qe Bill Gattes dhe shoket e tij te grumbullojne miljardat, ndersa pastaj te bejne sikur ndihmojne varfanjaket e botes dhe hedhin therrime. Shikoni se çfare u be ne Shqiperi per 25 vjet. Sa miljonere ka me vjedhjet, krimet, drogen, tradhetine dhe pastaj behen deputet e politikane dhe “ulurijne” per varfanjaket! Tu rroje se brenda e keni ne çdo moment.

  • Vetem ne sistemin socialist njeriu gjen mbrojtje per veten dhe familjen e tij .Sistemi kapitalist e ekspozon njeriun para sfidave dhe rreziqeve te vazhdueshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *