Pesë vjet më parë Bill Gates doli në skenën TED dhe në thelb parashikoi pandeminë aktuale. Falë kësaj, ai tani konsiderohet si një nga zërat më profetikë mbi kërcënimin e sëmundjeve të reja.
Kjo do të thotë kur ai ofron mendimin e tij se si do të duket jeta pas Covid-19, ne të gjithë duhet të ulemi dhe të vëmë re. Kjo është ajo që sapo bëri themeluesi i Microsoft-it, i kthyer në filantrop, në episodin e parë të podcastit të tij të ri. Këto janë parashikimet kryesore të Gates.
Takimet në distancë do të normalizohen.
“Ashtu si Lufta e Dytë Botërore solli gratë në fuqinë punëtore dhe shumë prej tyre qëndruan, kjo ide e:”A duhet të shkoj atje fizikisht?” tani na lejohet ta mendojmë “, thotë ai. Kjo do të jetë e vërtetë për takimet e punës, por edhe për ndërveprimet e tjera që më parë ishin personale, parashikon Gates.
Kompanitë mund të ndajnë zyrat me rotacion.
Nëse po punojmë shumë në distancë. Kjo do të thotë se do të duhet të hyjmë më pak në zyrë, dhe kjo do të ketë efekte të rëndësishme. E para nga këto do të ndihet në mënyrën se si kompanitë marrin vendime për pasuritë e paluajtshme. “Unë mendoj se njerëzit do të shkojnë më pak në zyrë. Zyrat do të ndahen ndër kompani të ndryshme me një orar specifik, ku në një kohë punon njëra kompani, ndërsa më vonë punon tjetra,” sugjeron Gates.
Do të shoqërohemi më pak në punë, dhe më shumë në komuniteti.
Gates gjithashtu vë në dukje një efekt përfundimtar goditës të këtyre ndërrimeve në mënyrën se si punojmë – mënyra se si shoqërohemi do të ndryshojë gjithashtu. Ju mund të shpenzoni më pak nga energjitë tuaja shoqërore në punë, parashikon ai, dhe më shumë me të dashurit tuaj në komunitetin lokal. “Unë mendoj se … sasia e kontaktit shoqëror që merrni nga puna juaj mund të ulet, dhe kështu dëshira juaj për të marrë më shumë kontakte shoqërore në komunitetin tuaj mund të rritet sepse, veçanërisht, nëse ne jemi duke bërë një punë shumë të largët, atëherë dëshira jonë për t’u shoqëruar, energjia jonë për t’u shoqëruar pasi të ndalojmë së punuari, do të jetë pak më e madhe “.
Gjërat nuk do të kthehen plotësisht në normalitet për një kohë të gjatë.
Edhe pasi një vaksinë eliminon kryesisht Covid nga SHBA, gjërat nuk do të shkojnë plotësisht në normalitet derisa e gjithë bota të mundë sëmundjen. Normaliteti do të kthehet kur jo vetëm SHBA-ja të ketë nën kontroll pandeminë, por edhe pjesa tjetër e botës po ashtu.
Pandemia tjetër nuk do të jetë kaq e keqe.
Ndërsa kjo pandemi ka qenë një makth, ai shpreson që herën tjetër që të shfaqet një patogjen vrasës, bota do të bëjë shumë më mirë për ta përmbajtur atë. “Arsyeja kryesore që është se ne kemi fituar eksperiencë. Ne nuk do të jemi kaq budallenj herën e dytë,” përfundon ai.
h.b/dita

Nje tjeter ndryshim i rendesishem do te ndodh ne pasurine e Billit. Do te dy trefishohet sikurse te te gjithe milardereve. Ne katastrofen e pascovid spekulimet do te arrijne majat. Mijera biznese te falimentuara dhe jete te shkaterruara do o te jene preja e tyre.
OK, PO BEJ AVOKATIN E DJALLIT…BILL E KA PASURINE 50.000.000.000 DHE SIPAS TEJE I SHKON NE 150.000.000.000, KU QENDRON QELLIMI? SE BILL JETON SUPER MIRE TANI, DO FILLOJE TE JETOJE SUPER SUPER SUPER MIRE ?!?!
amon na e hiqni fare vajtjen ne zyret se kush i duro mo tezet e zyres
na jepni leket ta jetojme jeten denjesisht, ta shijojme sa pa u bere robota
“Pesë vjet më parë Bill Gates doli në skenën TED dhe në thelb parashikoi pandeminë aktuale.”
h.b/dita,bill geits nuk ka parashikuar asgjë!!
ai vetëm është dëgjuar nga ju,është trumbetuar nga ju,sepse është një personazh i njohur,asgjë më tepër!!
po të plasësh sytë,të shikosh se çfarë kanë thënë shkenctarët,virollogët në këtë rast,do të kuptosh se bill gejts ka thënë shumë pak!!
bota shkencore shkruan,paraqitet në dokumentarë që ju as i lexoni e as i shikoni!!sepse ata nuk bëjnë zhurmë,sepse ata nuk i interesojnë askujt kur situata është e qetë,kur nuk ka pandemi,epidemi!!
askush nuk flet për mekanikun,bile askush nuk ja di emrin,përsa kohë makina funksionon,pësa makina nuk ka difekte!!
pra bill gejts ka qënë vetëm zëri i shkenctarëve dhe asgjë më tepër!!
njëlloj si në shumë raste të tjera,për refugjatët!
askush nuk dëgjon fjalën e përfaqsuesve të tyre që flasin çdo ditë,por mban mënd çdo fjalë që ka thënë anxhelina zholi për ta!!
askush nuk lexon artikujt për vjosën por mbrekullohet kur flet leonardo di kaprio që nuk ja ka idenë se ku ndodhet vjosa!!
kështu është dhe bill gejts,ky të paktën ka dhënë para,me thes për prodhimin e vaksinave,sepse ai e di fare mirë që është pjesë e kësaj mase njerzish që popullojnë këtë planet,dhe se fati i tij është i njëjtë me fatin tonë!!edh enëse ai mund ta ndërtojë guaskën e tij miliardere për ti shpëtuar pandemisë,ose shfarrosjes në masë të njerzimit,prapë e di që nuk do të mund të jetojë i vetëm!!
ndryshe nga debili elon mask,që nuk e ndjen rrezikun që mund ti shkaktohet familjes së tij!!
berat cako,ti ke të drejtë!vazhdo në rrugën e gomarllëkut tënd!!hiqi bile dhe frenat,nuk të duhen!në të tatëpjetë je!!