“Bima magjike” që përdorte Fidel Castro dhe politikanë të tjerë

Ornela

Fidel Castro e nxori në modë në Kubë dhe pohoi se është sekreti i luftës kundër kequshqyerjes dhe kurimit të saj. Ish presidenti kuban që aktualisht është 88 vjeç, e quajti “pema e mrekullive”.

Madje njoftoi në shtypin kombëtar se vendi do të prodhonte masivisht moringan duke iu referuara dhjetëra cilësive medicinale të bimës.

Politikanët venezuelianë ia rekomanduan përdorimin e saj presidentit të Venezuelës Nicolas Maduro ashtu dhe presidentit të Asamblesë Kombëtare Henry Ramos.

Moringa  vjen nga veriu i Indisë, Etiopisë, Filipinet dhe Sudani edhe pse gjendet me bollëk edhe në shumë vende tropikale dhe subtropikale.

Moringa oleifera, e quajtur edhe marango është specia me vlerë më të madh ekonomike dhe rritet rreth Himalajeve por kultivohet gjerësisht në tropik.

160118174632_moringa_624x351_thinkstock_nocredit

Sipas Qendrës Ndërkombëtare për Kërkime në Agroforeste, moringa është një pemë me gjethe që mund të arrijë deri në tetë metra lartësi. Sipas kësaj organizate gjethet e saj janë të pasura me proteina, vitamina A, B, C dhe minerale. Gjethet e saj kanë sasi të madhe hekuri, kalciumi, si dhe doza të larta cistine dhe metonine një lloj aminoacidi që shpesh mungon në trupin e njeriut. Sipas kësaj organizate produktet që derivojnë nga moringa kanë cilësi antibiotike dhe luftojnë tensionin e ulët.

Gjithashtu kuron spazmat, ulcerat dhe inflamacionet dhe ul kolesterolin dhe gliceminë.

160118173532_moringa_624x351_getty_nocredit

Sipas popullit shëron 300 lloje sëmundjesh duke përfshirë diabetin, dhimbjet e kokës, aknet edhe pse nuk ka studime shkencore që vërtetojnë këtë teori.

ndoshta për këtë arsye shumë i referohen si pema e jetës. Megjithatë ekspertët paralajmërojnë që të përdoret me moderim sepse ka efekte anësore si pagjumësi, shtim i rruazave të kuqe dhe aciditet. /DITA

 

 

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *