Bindin Abrashi dhe Gashi, “topi” kalon në Presidencë

redaktor

Amir Abrashi dhe Shkëlzen Gashi e kanë bindur përfundimisht trajnerin Xhani De Biazi në ndeshjen miqësore kundër Armenisë dhe ai do t’i thërrasë edhe për ndeshjet zyrtare, me Slloveninë dhe Islandën. Por më parë, “topi” do të kalojë edhe njëherë nga zyra e Presidentit të Republikës, pasi dy kosovarët nuk e kanë marrë ende pasaportën shqiptare. Presidenti Bujar Nishani, ashtu si dhe paraardhësit e tij, ka dhënë shumë herë nënshtetësi të përshpejtuar për futbollistët kosovarë dhe rasti i fundit ishte me dy lojtarët e Kukësit, Musolli e Hoxha, të cilët nuk mund të udhëtonin drejt Donjeckut për t’u ndeshur me Metalurgun, pasi Ukraina nuk e ka njohur ende Kosovën.

Share This Article
1 Comment
  • DISKREDITIM PER KETO VEPRIME SEPSE PASHAPORTA NUK JEPET VETEM PER DISA NDESHJE! AQ ME TEPER QE KETA KOSOVARET AS NUK E KANE KERKUAR VETE ME PERPARA MEQE QENKAN ATDHETARE!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *