Bindja demokratike përshëndet rekomandimin e komisionit europian për Shqipërinë

Leda Hysa

Kryetari i partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi ka përshëndetur rekomandimin e sotëm të Komisionit Europian për hapjen e negociatave.

Me anë të një statusi në rrjetin social “Facebook”, Patosi  shkruan se është një vendim i rëndësishëm në procesin e integrimit europian të vendit, që është një përcaktim i qartë dhe i vendosur për aspiratën e shumicës dërrmuese të shqiptarëve.

Postimi i plotë

BINDJA DEMOKRATIKE e konsideron si një lajm të mirë për Shqipërinë rekomandimin e sotëm të Komisionit Europian për hapjen e negociatave.

Ne e vlerësojmë atë si një stacion të rëndësishëm në procesin e integrimit europian të vendit, që është një përcaktim i qartë dhe i vendosur për aspiratën e shumicës dërrmuese të shqiptarëve.

BINDJA DEMOKRATIKE falenderon Komisionin Europian për rekomandimin, duke besuar fort se kjo është në radhë të parë një fitore për Shqipërinë, e cila nuk ka pasur asnjë mëdyshje për rrugëtimin e vet drejt Brukselit.

Në këtë kontekt, çdo përpjekje e qeverisë për ta privatizuar këtë arritje dhe për ta shitur atë si sukses vetëm të vetin, veçse do ta minonte dhe do ta prishte atmosferën e kësaj ngjarjeje të rëndësishme për Shqipërinë.

BINDJA DEMOKRATIKE fton të gjitha forcat politike të vendit që ta lexojnë siç duhet dhe të nxjerrin detyrat dhe përgjegjësitë e veta në drejtim të përshpejtimit të hapave, që e afrojnë dhe e çojnë Shqipërinë më tej drejt Bashkimit Europian.

l.h/ dita

 

Share This Article
5 Comments
  • Në këtë kontekt, çdo përpjekje e qeverisë për ta privatizuar këtë arritje dhe për ta shitur atë si sukses vetëm të vetin, veçse do ta minonte dhe do ta prishte atmosferën e kësaj ngjarjeje të rëndësishme për Shqipërinë.

    Pikrisht ky mentalitet e ka lane vendin mbrapa ne te gjitha drejtimet.

    Ne fakt kesaj rradhe asht plotesisht e vertet qe kjo merit i takon te majtes shqiptare PS.

    Ja fillojme perllogaritjes.
    Opozita rrugaqe e protestave.Pengonte me gjithfare menyrash berjen dhe miratimin e rreformes ne drjtesi.Duke fillue me cadrat ne bulevard.Bojkotin e stergjatur me teprice,derisa ia vune ne dukje pozita,ejani qe te mos iu digjen mandatet(patentat).E fundit,djegia perfundimisht e Mandateve(patentave) qe te privilegjonin per te krye krime dhe korrupsion.Tashti kane ngecun si peshku ne zall.Kam bindjen qe edhe keto vete,ne te ardhmen do te idiotizojne vetveten per rrugen katastrofike qe kane kryer.Ne,qe jemi jasht SHQUP-it,dhe bota,e dim qe sot se jane idiot te vertet te vetvetes dhe te humburit e shoqerise.

  • “Në këtë kontekt, çdo përpjekje e qeverisë për ta privatizuar këtë arritje dhe për ta shitur atë si sukses vetëm të vetin, veçse do ta minonte dhe do ta prishte atmosferën e kësaj ngjarjeje të rëndësishme për Shqipërinë.”

    Pikrisht ky mentalitet e ka lane vendin mbrapa ne te gjitha drejtimet.

    Ne fakt kesaj rradhe asht plotesisht e vertet qe kjo merite i takon te majtes shqiptare PS.

    Ja fillojme perllogaritjes.
    Opozita rrugace e protestave.Pengonte me gjithefare menyrash berjen dhe miratimin e rreformes ne drejtesi.Duke fillue me cadrat ne bulevard.Bojkotin e stergjatur me teprice,derisa ia vuni ne dukje pozita,ejani qe te mos iu digjen mandatet(patentat).E fundit,djegia perfundimisht e Mandateve(patentave) qe te privilegjonin per te krye krime dhe korrupsion.Tashti kane ngecun si peshku ne zall.Kam bindjen qe edhe keto vete,ne te ardhmen do te idiotizojne vetveten per rrugen katastrofike qe kane zgjedhur e kryer.Ne,qe jemi jasht SHQUP-it,dhe bota,e dim qe sot qe jane idiot te vertet te vetvetes dhe te humburit e shoqerise.
    Qendrimi i juaj BD sot asht per tu marre ne konsiderat si shembull pozitiv ne interresin e pergjitheshem te vendit.Pavarsisht partive politike:”Kurdohere,Shqiperia ne plan te pare.”
    Na falni per ripersritje te komentit.

  • Ja keshtu, zoti Patozi!
    Po qysh i behet per mixha saliun e Co, qe te gjithe hapat e shqiptareve bërë ne vite drejt BE, ai i ka privatizuar dhe i quan merite e tij. Di gje zotrote?
    Suksese Shqiperise ne rrugen drejt Brukselit! Suksese PBD (Partia Bindja Demokratike)!

  • Me ne fund po rikthehet llogjika tek disa ish-a te bandes politike te qoftelargut shqiptar,agjentit serbomadh dhe kulishit te tij po agjent serb,lyl tavarishit.Respekt per kete deklarate te Astrit :Patozit,i cili me ne fund eshte cliruar nga hija e Berishes dhe i ka thene ik pirdhu pinokut te urryer e bashkekriminelit te vrasjeve te 21 janarit ne mes te Tirones,lyl tavarishit.Bindja Demokratike eshte per tu ndihmuar e respektuar,sepse shenjat jane qe rreth saj do grumbullohen ata elemente te partise Demokratike dhe jo vetem qe me te vertete respektojne rregullat e lojes dhe aspirojne per nje shqiperi demkokratike,europiane dhe ka shume shanse qe ne zgjedhjet e ardheshme parlamentare te jene opozita e re,reale dhe e merituar e shqiptareve,me perspektive te jene neser shumica parlamentare me zgjedhje te rregullta.Banda e sotme kriminale e PD-se do vije gradual;isht duke u zhdukur dhe eksponentet e saj dopjoB-ja dhe te tjere bandite e mosketjere te saj pas tyre do perfundojne pas hekurave,por avash avash.Loja fillon pas muajit korrik 2019.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *