Binjakët, parashikimi për 2014-n

anazapta

2014 do të jetë një vit i mbushur me projekte për shenjën e Binjakëve, që me punë dhe një diplomaci të mprehtë e të matur do të finalizohen me sukses. Nuk do t’ju mungojnë kuraja, shkathtësia, madje dhe një grimë kokëkrisje, të cilat  paralajmërojnë risi të shumta në profilin e përditshmërisë. Gjatë vitit do të lindë nevoja që të adaptoni qëndrime e sjellje të reja, gjithashtu të frekuentoni persona shumë të ndryshëm nga ata me të cilët jeni mësuar deri më tani.

Plutoni dhe Jupiteri janë aleatët tuaj më të mirë, përballë tyre Neptuni dhe Urani vazhdojnë të mbeten armiqësorë, duke penguar gatishmërinë tuaj afektive, e cila në muajt e ardhshëm do të bëhet gjithnjë e më selektive. Jupiteri i madh do të merret personalisht me ju: veprimtaria e tij në shenjën e Binjakëve do të japë rezultate të mrekullueshme në sferën e punës. Këtu do të arrini të tërhiqni mbi vete vëmendjen e eprorëve dhe do të merrni vlerësime të kënaqshme nga këndvështrimi financiar.

Me Marsin në shenjën  e Peshores dhe Jupiterin në shenjën e Luanit nga ditët e para të qershorit deri më 16 korrik çdo gjë do t’ju bëhet më e lehtë në marrëdhëniet me të tjerët dhe në mirëqenien personale. Rate të mëdha për t’u shfrytëzuar midis 13 shkurtit dhe 17 marsit, ku udhëheqës do t’ju bëhet Mërkuri në shenjën e Ujorit, i cili do t’ju krijojë hapësira të reja veprimi, ndërsa dotë viheni në kontakt me njerëz që do të dinë të çmojnë gjenialitetin tuaj. Midis 7 majit dhe 27 shtatorit Mërkuri i transferuar në shenjën tuaj do t’ju bëjë veçanërisht të kujdesshëm ndaj gjithçkaje që ndodh rrotull jush, duke shmangur zgjedhje që mund t’jua ndërlikonin jetën. Hëna e re e 28 majit është paralajmëruese e një suksesi të madh personal.

 

Dashuria

Ndjenjat këtë vit do të jenë në plan të dytë. Harta astrologjike  nënvizon se si në fushën e miqësive dhe në fushën delikate të dashurisë, nuk do të tregoheni të disponueshëm për ta dhuruar plotësisht zemrën tuaj. Ndaj atyre që ju qëndrojnë pranë nuk do të tregoheni kaq të dedikuar si në të kaluarën. Një aftësi e fortë gjykimi qëndron në bazën e shpërbërjes së lidhjeve të vjetra me tepri romanticizmi. Ka ardhur koha të kërkoni një histori që mbështetet mbi baza të qëndrueshme si racionaliteti, vlerësimi dhe një përfshirje më e madhe në aspirata të përbashkëta.  Plutoni do t’ju bëjë t’i druheni një eksesi dominues të partnerit/es, si rrjedhojë do të jeni më të rezervuar ndaj personit që gjithsesi i plotëson kriteret për t’ju pëlqyer.

Urani ju favorizon vendimet e papritura  dhe tepër radikale, të cilat mund t’ju shtyjnë në mungesë tolerance dhe sjellje të ashpra ndaj disa tipareve të partnerit/es. Në përgjithësi, ky vit do t’ju shërbejë që të qartësoni idetë duke iu dhënë ndjenjave një karakter “verifikimi” në mënyrë që të siguroheni nëse personi që ju pëlqen është realisht në nivelin tuaj dhe nëse mund t’i përshtatet pritshmërive tuaja emocionale. Muajt e parë të 2014-s nuk do të jenë të lehtë dhe dëshira për ndryshim mund të përfshijë edhe raportin në çift. Më mirë do t’ju shkojë në pranverë, stinë kur shtohen mundësitë për një frekuentim më të madh të personave me të cilët do të ndërtoni miqësi të qëndrueshme në kohë. Vera ju propozon “takime të ëmbla” në natyrë, në gjendje që të përballojnë çdo “provë”!

 

Puna

Me mbrojtjen e Jupiterit, gjatë 2014-ës profesioni juaj do të marrë një shtysë të dukshme, duke ju vendosur në një pozicion avantazhi në fushën ku jeni të angazhuar. Dilni përfundimisht nga një periudhë që ju shihte të pakënaqur ekonomikisht, duke kapur në ajër mundësitë e krijuara nga sugjerimet yjore.

Nëse punoni në fushën e konsulencave dhe menaxhimit do të dini se si “të mbushni portofolet” e klientëve dhe sigurisht, ju vetë do të merrni një shpërblim frytdhënës. Edhe për ata që ende nuk e kanë gjetur veten në një fushë profesionale të caktuar, apo që gjatë vitit të kaluar u përballën me qëndrimin në shtëpi, duke u ndjerë të humbur dhe pa alternativa, Plutoni iu rezervon mundësi të arta këtë vit, nga ato që ndoshta shfaqen njëherë në një dekadë.

Urani  ju shton ambiciet, por gjithashtu tregohet i rezervuar me aftësitë tuaja intelektuale në kampin organizativ dhe logjistik. Është sërish Plutoni ai që ju sugjeron bashkëpunëtorë ekspertë, me të cilët sigurisht duhet të veproni me vendosmëri dhe diplomaci. Nga këndvështrimi profesional viti nis menjëherë mirë dhe ju sjell ide të cilat do t’i kultivoni në vazhdim. Pra, gjatë 2014-s do të shihni të konsoliduar pozicionin tuaj në punë!

 

Paratë

Mund të arrini një siguri financiare të ndjeshme dhe në rritje, falë aftësive menaxheriale dhe kreative të favorizuara nga yjet. Por, do të jetë mbi të gjitha prestigji i arritur dhe ndikimi që do të keni mbi të tjerët,  të cilat do t’ju japin sadisfaksione të mëdha individuale… Kriteret e reja financiare që do të vendosni, do t’ju dhurojnë më shumë të ardhura. Personaliteti i fortë do t’ju lejojë të ndërveproni më mirë me këdo!

 

Forma

Do të jeni më pak të prirur drejt sportit apo lëvizjeve me këmbë, gjithashtu duhet të dini se Saturni mund të jetë shkaku parësor i një tendence të akumulimit të stresit. Në këto kushte mund të bëheni pre e dobësive dhe sëmundjeve stinore, si dhe figura juaj fizike mund të mos jetë në formën e saj më të mirë. Plutoni ju këshillon të mos futeni në situata me një rrezik potencial për shëndetin dhe apelon për një kujdes më të madh ndaj trupit dhe mirëqenies në përgjithësi!

 

Janar

Në punë talenti juaj do të bëhet edhe më i dukshëm nëse do të dini të adaptoni mjete teknike moderne, pa pasur frikën se kështu mund të modifikoni mënyrën e zakonshme me të cilën veproni në sferën profesionale. Dashuria? Intriguese dhe stimuluese…

 

Shkurt

Energjitë fizike nuk janë ende në nivelet e dëshiruara, por në këtë muaj të dytë të vitit do të rifitoni formën dhe humorin e mirë. Asgjë nuk do t’ju bëjë më mirë se shëtitjet në natyrë, ndoshta dhe regjistrimi në një palestër për të qenë në formë të tillë që të përballoni angazhimet e shumta profesionale.

 

Mars

Me planetin Mars në shenjë, çdo objektiv bëhet i lehtë dhe i mundshëm, madje edhe ai i një arritjeje sentimentale të vështirë falë manifestimit të kurajës dhe pasionit. Konsiderojini këto të dyja aleate të vlefshme jo vetëm në fushën e ndjenjave.

 
Prill

Të  inkurajuar nga Saturni, Dielli, Neptuni dhe Afërdita bashkë, do të jetoni në një “përrallë rozë” dashurie, të pasur me përjetime intensive. Ruhuni nga ndërhyrjet e jashtme, nuk janë në ndihmën tuaj. Gjithashtu yjet ju këshillojnë të shijoni pauza të shpeshta meditimi për të larguar mendjen nga tensionet me njerëzit.

 

 Maj

Do të duhet të përvishni mëngët për të përballuar disa beteja ekonomike. Bindja se jeni në të drejtën tuaj  do t’ju japë sigurinë se do të dilni fitues. Po pretendon atë që ju përket me të drejtë, prandaj dhe Marsi e Jupiteri premtojnë sukses të plotë në çështje të tilla që karakterizojnë këtë periudhë.

Qershor

Falë kalimit të Diellit dhe Mërkurit në shenjën tuaj, do t’ju krijohet ndjesia se e keni “botën në xhep”… Nuk do të arrini në kohë për të shprehur një dëshirë të cilën yjet mund ta realizonin pa shumë probleme. Mos u trishtoni për një mundësi të humbur, dhjetëra të tjera janë ende të mundshme!

 

 Korrik

Afërdita jua “ëmbëlson” zemrën duke ju sjellë si dhuratë një moment magjik për ndjenjat më intime. Dëshira për përkëdhelje është e madhe dhe dëshironi ta ndani me atë që shihni në të njëjtin pozicion si ju… Të vetmuarit mund të hedhin një hap serioz drejt konsolidimit të statusit në çift. Një raport i kushtëzuar nga ndjenjat reciproke me intensitet të njëjtë!

 

Gusht

Ndoshta jeni më pak të shpërqendruar në krahasim me të njëjtën periudhë të viteve të kaluara: do të kaloni pushime interesante dhe të qeta, me momente vetmie të cilat do t’ju japin mundësinë të lëshoheni drejt relaksimit e meditimit, në vend që të harxhoni energji për të përshkuar me mundim distanca të mëdha.

 

Shtator

Punë të karakterit shtëpiak, ndoshta investime në banesë, do të marrin gjithë vëmendjen tuaj në pjesën e parë të shtatorit, muaj në të cilin shumë situata familjare modifikohen dhe qëndrimet tuaja karshi atyre që ju qëndrojnë pranë, ndryshojnë. Vjeshta ju zgjon me ritme të shpejta dhe sadisfaksione, por duhet që edhe ju të bëni pjesën tuaj.

 

Tetor

Iniciativa shumë të mira në raport bashkëpunimi dhe mundësi po aq të mira për ta bërë të qëndrueshme një lidhje sentimentale të lindur prej pak kohësh. Mbajeni veten në formë me ushtrime fizike, pa i lënë pas dore mesazhet që ju dërgon organizmi.

 

Nëntor

Në muajin nëntor do të fokusoheni më shumë se kurrë në punë me nisma dhe të gjithë energjitë tuaja. Do ta nisni me këmbë të mbarë dhe keni perspektivën e arritjeve të menjëhershme. Pra përgatituni me kujdes, sepse nuk duhet të çoni dëm një çast të vetëm nga mundësitë e jashtëzakonshme që ju ofrohen.
Dhjetor

Me shumë planete në kundërvënie , energjitë fizike do të jenë në grimcën e tyre të fundit. Lodhja dhe stërmundimi do t’ju dominojnë në këtë muaj. Ndoshta do të jetë më mirë të hiqni dorë nga punët dytësore dhe t’i dedikoheni vetëm gjërave me rëndësi. Puna do të vazhdojë mbi piketat e paracaktuara dhe jeta familjare premton lajme të gëzueshme.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *