Njëri prej binjakëve, fotoja e të cilëve u bë virale, ka ndërruar jetë. Më herët prindërit e tyre publikuan një fotografi të mrekullueshme të vogëlushëve, ku njëri prej tyre shihet duke buzëqeshur dhe përqafuar të vëllain.
Në atë kohë, vogëlushët ishin vetëm 11-ditësh. “Hera e parë që ata prekin njëri-tjetrin. Sapo Mason ndjeu Hawk, ai zgjati krahun dhe buzëqeshi”, tregojnë prindërit.
Hawk lindi më probleme shëndetësore dhe për fat të keq, nuk arriti dot të mbijetonte. Të mërkurën, familja e tij njoftoi se djali kishte ndërruar jetë.
“Zemra jonë është e copëtuar, pasi i vogli ynë është thirrur për të qenë pranë Jezusit. Ai vdiq në mënyrë të paqtë dhe ne e dimë që ai nuk do të vuajë më”, u shprehën prindërit e tij.
